Kryetari i Komunës së Gostivarit, Valbon Limani, njoftoi se gjendja e rënduar në qytet do të diskutohet në një mbledhje të jashtëzakonshme të Këshillit Komunal. Ai shtoi se së shpejti do të aktivizohet edhe shtabi i emergjencave për të vendosur masat që do të ndihmojnë në tejkalimin e problemeve të shkaktuara nga rritja e numrit të të prekurve.
None found
Gjatë një daljeje para mediave, Limani bëri të ditur se Artana Asani, e cila drejtonte Ndërmarrjen Publike “Komunalec”, është pezulluar nga detyra bashkë me disa zyrtarë të tjerë që mbajnë përgjegjësi për sektorin e furnizimit me ujë në qytet.
Kreu i komunës kërkoi nga organet kompetente që ta kryejnë hetimin me paanshmëri, duke theksuar se administrata lokale do të bashkëpunojë plotësisht deri në sqarimin e çështjes dhe kapërcimin e krizës aktuale.
Autoritetet vendore do të publikojnë të dhënat mbi banorët që kanë vështirësi në sigurimin e ujit të pijshëm, me qëllim që furnizimi t’u shpërndahet në pika sa më pranë banesave të tyre.
Në fund, Limani falënderoi të gjithë ata që kontribuuan gjatë ditës për të përballuar mungesën e ujit të pijshëm në zonë.
Mauricio Pochettino e ka nisur në mënyrën më të keqe aventurën e tij te Manchester Unitedi. Humbja 4-0 në debutimin…
Liam Rosenior po përjeton një kapitull krejtësisht ndryshe në karrierën e tij si trajner. Pas largimit nga Chelsea, tekniku anglez…
Analisti Arbër Hitaj ka komentuar në emisionin “Prime News24” në News24 raportet brenda Partisë Socialiste dhe mbështetjen që kryeministri Edi…
Presidenti amerikan, Donald Trump, do t'i akordojë ish-kryebashkiakut të Nju Jorkut, Rudy Giuliani, Medaljen Presidenciale të Lirisë, nderimin më të…
Tre anije cisternë nafte janë përfshirë nga flakët pas shpërthimeve të fuqishme në Ngushticën e Hormuzit, pasi dyshohet se kanë…
Familjarët e mashtruesit nga Kosova, Endrit Azemi, i cili kishte hapur një GoFundMe, duke u shtirur se vuante nga Leuçemia…