Categories: maqedoni

Nesër raund i ri bisedimesh për Kodin Zgjedhor, Gashi mbështet votimin elektronik të diasporës

Nesër, koordinatorët e grupeve parlamentare do të mblidhen sërish në një tryezë të përbashkët, në një përpjekje të re për të gjetur dakordësi për Kodin e ri Zgjedhor. Synimi është që zgjidhja ligjore të miratohet përpara afatit të ri të vendosur nga Bashkimi Evropian, si pjesë e përparimit në agjendën e reformave.

Të lidhura

None found

Në takimin informues të sotëm me gazetarët, kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, deklaroi se ai e mbështet votimin e diasporës, me kusht që shteti të garantojë fshehtësinë e votës.

“Në parim, unë jam për votimin elektronik të diasporës, madje jam që kjo të mundësohet edhe brenda vendit. Me mundësimin e votimit elektronik të diasporës, do ta arrijmë parimin që çdo qytetar të ketë të drejtë vote, por nëse shteti është i gatshëm të sigurojë fshehtësinë e votimit. Duhet të ketë vullnet të mirë dhe mirëkuptim, sepse për këtë ligj nevojitet konsensus i partive dhe nuk është mirë të qëndrohet në llogore apo në vizatim vijash të kuqe”, tha Afrim Gashi, kryetar i Kuvendit.

Ndërkohë, puna e Komisionit për Sistem Politik është ndërprerë për momentin, pasi LSDM-ja dhe Levica dorëzuan 13.500 amendamente. Të gjitha këto amendamente duhet të përkthehen, ndërsa ende nuk ka asnjë njoftim se kur Komisioni mund ta rifillojë punën dhe nëse më herët do të ketë ndonjë marrëveshje të mundshme mes partive për Kodin Zgjedhor.

Nga LSDM-ja thonë se Mickoski dhe OBRM-PDUKM nuk kanë ndërmend të heqin dorë nga, siç pretendojnë ata, manipulimet dhe keqpërdorimet me mbi 200 mijë vota nga diaspora.

“Është e rrezikshme dhe shqetësuese që VMRO refuzon kategorikisht që KSHZ-ja, me konsensus, t’i rregullojë procedurat për votimin e diasporës. Nga çfarë ka frikë pushteti? Nëse vërtet qëllimi i tyre është proces zgjedhor i drejtë dhe demokratik, atëherë përse ikin nga një mekanizëm që siguron kontroll, besim dhe pëlqim mes gjithë faktorëve politikë? Por, e vërteta është se qëllimi i tyre nuk është proces zgjedhor më i mirë, por hapja e hapësirës për inxhiniering dhe manipulim zgjedhor”, shtoi Bogdanka Kuzeska, zëdhënëse e LSDM-së.

Dje, kryeministri Mickoski i bëri një ofertë të hapur opozitës, duke thënë se është i gatshëm të pranojë një njësi zgjedhore dhe gjithashtu kërkesën e Levicës për financim më të madh të fushatës për partitë e vogla, nëse miratohet Kodi Zgjedhor ku do të përfshihet votimi elektronik i diasporës. Edhe sot, nga OBRM-PDUKM vazhduan kritikat ndaj opozitës, duke e akuzuar se po e bllokon qëllimisht miratimin e Kodit Zgjedhor.

“Venko Zaev dhe LSD kundërshtojnë zgjidhjen që diaspora e Maqedonisë të votojë në numër sa më të madh. Ne si VMRO-DPMNE propozuam që kjo të bëhet në rrugë elektronike ose me postë. Ky propozim u refuzua nga ana e Venko Zaevit dhe LSD-së, sepse tek ata mbizotëron frika se qytetarët që e braktisën shtetin gjatë periudhës së qeverisjes së tyre, nuk do ta mbështesin politikën e tyre”, u shpreh Valentin Manasievski.

të fundit

Kuçi rendit 9 argumente: Pse Vuçiq s’mund të pretendojë se po kërkon “mbrojtje për serbët”

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Gurakuç Kuçi, ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, duke vlerësuar se…

11 minutes ago

Mucunski nga Katari: U rikonfirmua përkushtimi për thellimin e bashkëpunimit në mbrojtje dhe siguri

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme të RMV-së, Timço Mucunski u takua sot, në kuadër të vizitës…

12 minutes ago

Dhunoi të moshuarën në azil, dënohet me 2 vite e 3 muaj burg infermierja Aurona Pelaj

Gjykata Themelore në Pejë, ka shpallur fajtore Aurona Pelajn, ish-infermiere në një qendër kujdesi për të moshuarit, duke e dënuar…

17 minutes ago

Franca i drejtohet FIFA-s për të hequr kartonin e verdhë të Michael Olise pas ndeshjes me Paraguain

Federata Franceze e Futbollit i ka kërkuar FIFA-s anulimin e kartonit të verdhë të Michael Olise, të marrë në fitoren…

17 minutes ago

ERC decides to increase fuel prices in North Macedonia

Komisioni Rregullator i Energjetikës, i Shërbimeve të Ujit dhe i Shërbimeve të Menaxhimit me Mbeturinat Komunale i Republikës së Maqedonisë…

20 minutes ago

New round of talks on the Electoral Code tomorrow, Gashi backs electronic voting for the diaspora

Koordinatorët e grupeve parlamentare nesër përsëri do të ulen në tryezë të përbashkët në përpjekje të re për të arritur…

20 minutes ago