Categories: maqedoni

Kodi Zgjedhor rikthehet në tryezën e diskutimeve në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut

Çështja e Kodit Zgjedhor është rikthyer në vëmendje gjatë koordinimit të sotëm mes grupeve parlamentare në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut. Tema kishte mbetur e pazgjidhur përpara nisjes së pushimeve parlamentare, ndërsa këtë herë është rihapur nga E Majta, pas diskutimeve të fundit në opinion për mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme.

Të lidhura

None found

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, tha në një brifing me gazetarët se grupi i punës duhet të mblidhet sërish për të kërkuar një marrëveshje lidhur me ndryshimet zgjedhore. Ai shprehu bindjen se zgjedhje të parakohshme nuk do të ketë, por vlerësoi se Kodi Zgjedhor duhet të miratohet pavarësisht kohës së zgjedhjeve.

“Në koordinim diskutuam dhe për ndryshimet në Kodin Zgjedhor meqenëse po flitet për zgjedhje të parakohshme. Meqenëse grupi i punës vetëm se ekziston, propozova që i njëjti grup përsëri të ulet dhe të flasin për një marrëveshje. Unë jam i bindur se nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme por edhe nëse ka dhe pa dallim kur do të mbaheshin, është mirë ta kemi Kodin Zgjedhor”, tha kreu i Kuvendit, Afrim Gashi.

LSDM-ja nuk ka ndryshuar qëndrimin e shprehur pas takimeve të fundit të koordinatorëve parlamentarë. Kërkesa kryesore e saj është heqja e votimit elektronik për diasporën, pasi kjo parti shqetësohet se mund të ketë manipulime dhe se vota mund të bëhet publike.

“Pozitat tona janë të qarta si kristali dhe të pa ndryshueshme. E para, të mbetet mënyra e deritanishme e votimit në listën zgjedhore. Pra vetëm me rrethim të numrit dhe asnjë shenjë tjetër. Gjithashtu dhe votimi i diasporës të mbetet sikur deri tani. Pra të votohet në përfaqësitë diplomatike konsulare dhe të mos lejohet asnjë ndryshim e cila mund të hapë dyert për vjedhje zgjedhore. Le të tërhiqet votimi elektronik apo votimi përmes postës”, deklaroi kreu i social demokratëve, Venko Filipçe.

Edhe E Majta është shprehur kundër përfundimeve të fundit të grupit të punës. Koordinatori i kësaj partie, Borisllav Kërmov, konfirmoi për Alsat se gjatë takimit përsëriti qëndrimin se ndryshimet e propozuara së fundmi nga grupi i punës janë antikushtetuese. Ai u bëri thirrje koordinatorëve të partive të tjera politike që ta shqyrtojnë edhe një herë çështjen brenda strukturave të tyre dhe në takimin e ardhshëm të angazhohen për gjetjen e një zgjidhjeje.

Pushteti është i gatshëm të rikthehet në bisedime, por kryeministri Hristijan Mickoski kërkon që opozita të paraqitet me një qëndrim të unifikuar.

“Unë pres një qëndrim të përbashkët, kështu dhe e përfunduam atë gjendje sfiduese. Kur të kenë një qëndrim të përbashkët nga opozita e bashkuar E Majta, LSDM dhe BDI, ne jemi të gatshëm të ulemi të bisedojmë dhe të gjejmë zgjidhje të përbashkët”, deklaroi kryeministri Hristijan Mickoski.

Grupi i punës, i krijuar pranë Ministrisë së Drejtësisë dhe i përbërë nga deputetë të të gjitha partive politike pjesëmarrëse në Kuvend, nuk arriti të kapërcejë të gjitha pengesat dhe të dakordësojë ndryshimet e nevojshme për miratimin e Kodit të ri Zgjedhor. Pas kësaj, diskutimet u zhvendosën nga Ministria te koordinatorët e grupeve parlamentare, por as kjo fazë nuk solli rezultat.

LSDM-ja kundërshton votimin elektronik të diasporës, ndërsa E Majta kërkon krijimin e “një” njësie zgjedhore dhe rritjen e buxhetit për reklamim. Shumica parlamentare i dorëzoi propozim-ndryshimet në Kuvend dhe më pas në Komisionin për Sistem Politik, ndërsa partitë opozitare maqedonase paraqitën 13,500 amendamente. Komisioni zhvilloi vetëm një seancë, ku u bë i ditur numri dhe përkthimi i amendamenteve, dhe që prej atëherë Kodi Zgjedhor ka mbetur i bllokuar./Alsat/

të fundit

China Zorrilla”, trageti elektrik më i madh në botë mbërrin në Uruguai dhe nis shërbimin në tetor

Anija më e madhe e pasagjerëve tërësisht elektrike në botë ka mbërritur në Uruguai nga Australia, duke shënuar një hap…

1 minute ago

Maqedonia e Veriut rikthehet në Eurovision në vitin 2027 pas pesë vitesh mungesë

Maqedonia e Veriut do të jetë përsëri pjesë e garës më të madhe muzikore evropiane në vitin 2027. Pas një…

2 minutes ago

Pas aksidentit dhe akuzave për drogë, Daniel Maldini publikon rezultatin e analizave

Futbollisti i Cagliarit, Daniel Maldini, është përfshirë në një incident të rëndë jashtë fushës, pasi gjatë fundjavës shkaktoi një aksident…

7 minutes ago

Mërgim Lushtaku: Kosova duhet të jetë e gatshme të mbrojë Republikën në rast sulmi

Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku është shprehur se Kosova duhet të jetë e gatshme ta mbrojë Republikën dhe atdheun në…

9 minutes ago

Kusari-Lila pas tërheqjes së Sejdiut: Pa marrëveshje për presidentin, Kosova mund të shkojë sërish në zgjedhje

Kryetarja e partisë Alternativa, Mimoza Kusari-Lila ka reaguar pas tërheqjes së Bekim Sejdiut nga gara për president të Kosovës, duke…

10 minutes ago

Taulant Seferi shkëlqen në Turqi, arrin kuotën e shtatë golave

Taulant Seferi po vazhdon me formë të jashtëzakonshme në futbollin turk, teksa sulmuesi shqiptar ishte protagonist në fitoren bindëse të…

19 minutes ago