Categories: maqedoni

Mickoski: Nuk do të garoj për president në zgjedhjet e 2029-s

Duke komentuar kërkesat e opozitës për ndryshime në Kodin Zgjedhor, kryeministri Hristijan Mickoski u shpreh se do të miratojnë të gjitha propozimet, me përjashtim të heqjes së votimit elektronik të diasporës, raporton TV21. Ai gjithashtu mohoi se do të jetë kandidat për president të shtetit në zgjedhjet e vitit 2029.

“Vërej se në opinion po qarkullojnë spekulime se propozimi im për përfshirjen e diasporës në votimin elektronik, duke nisur nga zgjedhjet presidenciale të vitit 2029, lidhet me synimin tim për të garuar për President. Që t’u jap fund këtyre hamendësimeve, dua ta them qartë se nuk do të jem kandidat. Pasi të përfundojë mandati im si kryeministër, do të kthehem në universitet, mes studentëve. Nuk do të garoj as për President, as për kryetar shteti, sepse nuk kam asnjë ambicie apo dëshirë për një funksion të tillë”, tha Mickoski.

Të lidhura

None found

të fundit

Lëndë plasëse në portën e një banese në Shkodër! Kush ishte objektivi dhe pista që po hetohet

Mbrëmjen e djeshme, një sasi lënde plasëse, dyshohet tritol, është gjetur e pashpërthyer në qytetin e Shkodrës. Lënda plasëse, është…

2 minutes ago

Tronditëse/ U kthye më herët nga udhëtimi i punës dhe gjeti gruan me dy burra në shtëpi, të tre bashkë godasin për vdekje biznesmenin 49-vjeçar (VIDEO)

Një ngjarje e rëndë ka tronditur zonën e Denizlit në Turqi, ku biznesmeni 49-vjeçar Fedai Karagjoz është gjetur i vrarë…

10 minutes ago

VIDEO/ Deputeti Erald Kapri thirret në SPAK për kallëzimin ndaj Drejtorit të Policisë, Skënder Hitaj

Paraditen e kësaj të premteje, deputeti i Partisë Mundësia, Erlad Kapri, është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion (SPAK). Mësohet…

17 minutes ago

Trump nuk e përjashton bashkëpunimin me demokratët: S’kam ndërmend të vë veton për gjithçka në dy vitet e ardhshme

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, dukej se po e lë pak a shumë të hapur mundësinë e bashkëpunimit me demokratët,…

39 minutes ago

Meteorologu Hakil Osmani zbulon çfarë ndodh me motin në fundjavë, priten reshje dëbore temperaturat zbresin deri në -5°C

Reshjet e shiut do të vijojnë të jenë të pranishme në vendin tonë edhe gjatë fundjavës, ndërsa në disa zona…

43 minutes ago

I dënuari goditi policin me ekspres kafeje në burgun e Burrelit, Drejtoria e Burgjeve tregon gjendjen e efektivit

Pas lajmit për sulmin ndaj punonjësit të Policisë së Burgjeve në IEVP Burrel, ka reaguar zyrtarisht Drejtoria e Përgjithshme e…

1 hour ago