maqedoni

Ndodhen në Sudan, MPJ e Maqedonisë së Veriut: Familja prej 8 anëtarësh në gjendje të mirë shëndetësore

Ministria për Punë të Jashtme (MPJ) njofton se familja 8 anëtarëshe, shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut të cilët ndodhen në zonat e rrezikuara të Sudanit, janë të sigurt dhe në gjendje të mirë shëndetësore.

“Pas marrjes së informacionit për një familje tetë anëtarëshe, shtetasë të Republikës së Maqedonisë së Veriut, e cila ndodhet në zonat e rrezikuara të Sudanit, Ministria e Punëve të Jashtme, përmes Ambasadës së saj në Kajro, menjëherë hyri në kontakt dhe mori konfirmimin se të gjithë anëtarët e saj janë në gjendje të mirë shëndetësore. Nëpërmjet rrjetit diplomatik në rajon, Ministria është në komunikim të vazhdueshëm me kolegë nga vendet mike, Ambasadat e të cilëve janë ende aktive në territorin e Sudanit. Ju informojmë se po zhvillohen aktivitete për të siguruar evakuimin e menjëhershëm të familjes dhe transferimin në një vend të sigurt nga ku më pas edhe transferimin për në vendin tonë. Lidhur me katër shtetasit tanë të cilët më parë u larguan nga Sudani për në Arabinë Saudite, ju njoftojmë se ndodhen në vend të sigurt, në gjendje të mirë shëndetësore dhe së shpejti do të kthehen në vend”, thueht në njoftimin e MPJ-së.

Të lidhura

None found

Nga ky dikaster përsërisim apelin se nëse ka shtetasë tanë që gjenden në territorin e Sudanit, ta kontaktojnë Ambasadën e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Kajro në numrin +201033615542 dhe e-mailin cairo@mfa.gov.mk, Ambasadën e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Abu Dhabi në numrin e telefonit +971 56 441 7532 dhe e-mail adresën abudabi@mfa.gov.mk, si dhe Ministrinë e Punëve të Jashtme në SOS numrin + 389 75 273 732 dhe e-mailin globalsos@mfa.gov.mk\Alsat

të fundit

Horoscope for October 23, 2026: Discover what the stars predict for each sign

Dashi Klima ne jetën tuaj ne çift do jete shume e ngrohte gjate gjithë kësaj dite. Do ndiheni mire pranë…

25 minutes ago

Kane kryeson listën e kandidatëve për Topin e Artë 2026, mes tyre edhe Messi

Harry Kane është favoriti kryesor për ta fituar Topin e Artë 2026, vetëm pak ditë para ceremonisë që do të…

55 minutes ago

Horoskopi 23 Tetor 2026/ Zbuloni çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

Dashi Klima ne jetën tuaj ne çift do jete shume e ngrohte gjate gjithë kësaj dite. Do ndiheni mire pranë…

1 hour ago

CNN e sheh Adri Mehmetin si një prej shpresave të mëdha të futbollit amerikan

Mediumi i famshëm “CNN” e ka vlerësuar talentin e New York Red Bulls Adri Mehmeti si e ardhmja e futbollit…

1 hour ago

They tied the student to the railings!”/Lala clashes fiercely with Hila over police violence against protesters

Analisti Dritan Hila debatoi ashpër me gazetaren Klodiana Lala në studion e emisionit “Të Paekspozuarit” në Vizion Plus për sjelljen…

1 hour ago

Dialogue is a utopia, Rama is preparing for more repression” / Bushati: A dictator cannot hold on to his seat any other way

Analisti Andi Bushati, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në Vizion Plus, deklaroi se ftesa e Ramës ndaj studentëve për…

1 hour ago