Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë së Veriut ka konfirmuar se një përfaqësues i delegacionit të vendit ishte i pranishëm gjatë fjalimit të Kryeministrit të Izraelit në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
None found
Përgjigjja iu dha “Lokalno”, në një kohë kur disa media ndërkombëtare raportuan se shumë shtete, mes tyre edhe përfaqësues nga Maqedonia e Veriut, u larguan nga salla gjatë fjalimit të Benjamin Netanyahut.
Të enjten, më 24 shtator, dhjetëra delegatë nga vende të ndryshme të botës braktisën sallën e OKB-së sapo Netanyahu nisi të fliste, duke shprehur në këtë mënyrë kundërshtimin ndaj udhëheqësit izraelit.
Ndër delegacionet që u larguan ishin ato të Turqisë, Tunizisë, Arabisë Saudite, Katarit, Senegalit, Pakistanit, Sudanit, Iranit dhe Indonezisë. Sipas raportimeve, Spanja, Afrika e Jugut, Kuvajti, Maroku, Nigeria dhe Brazili nuk morën pjesë fare në seancë. Në të kundërt, Maqedonia dhe Serbia qëndruan në sallë për ta dëgjuar kryeministrin e Izraelit.
Prania e delegacionit të RMV-së gjatë fjalimit nuk u konsiderua e papritur, ndërsa ky qëndrim shërbeu si një tjetër konfirmim i afrimit gjithnjë e më të madh të marrëdhënieve mes Maqedonisë dhe Izraelit.
Liverpooli është në mesin e disa klubeve që po interesohen për rikthimin e mesfushorit Tyler Morton, vetëm një vit pasi…
Një sërë dokumentesh arkivore të zbuluara herë pas here ngre dyshime të forta që Adolf Hitleri mund të ketë vrarë…
Zhvillimet e fundit në vend kanë sjellë një reagim nga ish-kreu i Dhomës Amerikane të Tregtisë, Enio Jaço, i cili…
Një sërë dokumentesh arkivore të zbuluara herë pas here ngre dyshime të forta që Adolf Hitleri mund të ketë vrarë…
Legjenda braziliane e futbollit, Roberto Carlos, ka rrëfyer se gjatë karrierës së tij humbi deri në 99 përqind të parave…
Komisioni Evropian në brifingun e së premtes me gazetarët e konfirmoi turneun e presidentes Ursula Von der Lajen në Ballkanin…