Drejtori i Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore, Koce Trajanovski, bëri të ditur sot se në muajin gusht pritet të nisë ndërtimi i pjesës së dytë të autostradës Shkup-Bllacë, ndërsa realizimi i punimeve do të zgjasë afërsisht katër vjet.
None found
Sipas tij, ky projekt do të financohet përmes një granti në vlerë prej 30.8 milionë euro dhe një huaje prej 167.6 milionë euro.
Trajanovski sqaroi se segmenti i ri i autostradës do të ketë gjatësi 10.5 kilometra, ndërsa bashkë me 1.5 kilometrat e ndërtuar më herët, gjatësia totale e autostradës deri në kufi do të arrijë në 12 kilometra.
“Granti është 30,8 milionë euro, ndërsa kredia (huaja) është 167,6 milionë euro. Gjatësia e kësaj autostrade është 10,5 kilometra. Më parë janë ndërtuar 1,5 kilometra, kështu që gjatësia totale nga nyja Stenkovec pranë Shkupit deri te kufiri është 12 kilometra. Këto 10,5 kilometra, që janë objekt i huasë së sotme, do të kenë në të dy drejtimet nga dy korsi me gjerësi 3,5 metra dhe një shirit anësor prej 2,5 metrash. Gjerësia totale e rrugës do të jetë 27 metra”.
Ai theksoi se traseja kalon në terren kodrinor dhe malor, si pjesë e masivit të Malit të Zi të Shkupit, çka e bën ndërtimin jashtëzakonisht të vështirë. Për këtë arsye, projekti përfshin 5 tunele me dy gypa, me gjatësi të përgjithshme prej rreth 5 kilometra, 9 ura me gjatësi totale 2,5 kilometra, 11 mbikalime, 4 galeri për stabilizimin e pjerrësisë me gjatësi nga 1 kilometër secila, si dhe 9 mure mbajtëse, të cilat po ashtu do të shërbejnë për stabilizimin e pjerrësisë”.
“Presim që ndërtimi të fillojë në gusht të këtij viti. Sipas kontratës, periudha e ndërtimit është afërsisht 4 vjet. Është zgjedhur konsulenti, është zgjedhur kontraktori, ndërsa mbikëqyrja është në fazën e vlerësimit dhe presim që të zgjidhet së shpejti”, tha Koce Trajanovski, drejtor i Ndërmarrjes Publike për Rrugët Shtetërore.
Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari, ka zhvilluar një takim me Ambasadorin e Republikës së Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Florian…
Federata Portugeze e Futbollit është paralajmëruar se mund të përballet me një goditje të madhe mediatike dhe financiare pas pensionimit…
Pas disa herëve 5 minuta pushim dhe tensioneve e debateve, seanca plenare është mbyllur me votim ashtu si edhe u…
Pas rastit në Gostivar me cilësinë e ujit, shqetësime për sigurinë e ujësjellësit janë ngritur edhe në disa qytete të…
Kristjan AsllaniKristjan Asllani mund të mbetet në Serie A, por jo duke mbajtur të veshur fanellën e Interit [...]Read More...
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka bërë thirrje për vetëdijesim rreth HIV-it, duke theksuar rëndësinë e informimit,…