Categories: maqedoni

MSH: 100 ambulanca të reja janë vënë në dispozicion, me kushte më të mira për trajtimin e pacientëve gjatë transportit

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se kryeministri i Qeverisë, Hristijan Mickoski, dhe ministri i Shëndetësisë, Sasho Klekovski, morën pjesë sot në aktivitetin e organizuar për dorëzimin e 100 ambulancave të reja, të pajisura plotësisht. Automjetet do t’u shërbejnë institucioneve publike shëndetësore në të gjithë vendin.

Të lidhura

None found

Klekovski tha se forcimi i Shërbimit të Ndihmës së Shpejtë Mjekësore është ndër prioritetet e Qeverisë dhe Ministrisë së Shëndetësisë. Sipas tij, 100 automjetet e reja do t’i shtohen flotës ekzistuese dhe do të zëvendësojnë ato të amortizuara. Investimi për këtë furnizim kap vlerën e 460 milionë denarëve.

Ministri shpjegoi se secila ambulancë ka pajisje mjekësore moderne dhe të plota për ndërhyrje, stabilizim dhe transport të pacientëve. Ai theksoi se investimi përmirëson mundësitë për monitorimin, stabilizimin dhe trajtimin fillestar të pacientëve gjatë rrugës.

Rinovimi i flotës do të vijojë, bëri të ditur Klekovski. Objektivi është që numri i automjeteve të Shërbimit të Ndihmës së Shpejtë Mjekësore të rritet nga 140 aktualisht në 200. Sipas ministrit, kanë nisur bisedimet për blerjen e 50 automjeteve të tjera të reja gjatë vitit 2027.

Ai shtoi se paralelisht po vlerësohen vazhdimisht nevojat për personel dhe pikat kritike të rrjetit të Ndihmës së Shpejtë, me qëllim që burimet të dërgohen aty ku nevojiten më shumë. Klekovski nënvizoi se automjetet e reja përfaqësojnë përparim të rëndësishëm, por nuk janë të mjaftueshme më vete. Synimi i reformave është që çdo qytetar, pavarësisht vendbanimit, të ketë qasje në kujdes urgjent mjekësor në kohë dhe në kushte të barabarta.

Pajisjet e ambulancave përfshijnë defibrilator/monitor të avancuar me funksion stimulimi kardiak (pejsing) dhe monitorimi, si dhe sisteme për furnizim me oksigjen dhe mbështetje respiratore për të rritur, fëmijë dhe të porsalindur. Ato kanë gjithashtu barelë automatike, sistem hidraulik që ul dridhjet gjatë transportit, dezinfektim të integruar me ozon dhe sisteme moderne të sigurisë aktive të automjetit.

të fundit

Pse duhet ta aktivizoni kondicionerin e automjetit edhe në vjeshtë e dimër?

Kondicionerin në veturë zakonisht e lidhim me muajt e verës, pasi pa të do ta kishim shumë të vështirë t'i…

2 minutes ago

MINTI nis fushatën “Dhuro Made in Kosova” për promovimin e produkteve vendore

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka lansuar kampanjën “Dhuro Made in Kosova”, me qëllim të promovimit të produkteve…

5 minutes ago

Lara Kolturi bën histori për Shqipërinë: 20-vjeçarja fiton garën e Kupës së Botës në ski

Lara KolturiPas një serie podiumesh, skiatorja italiane, por që përfaqëson Shqipërinë në këtë sport, Lara Kolturi ia ka dalë mbanë…

14 minutes ago

Inteligjenca artificiale do të shuajë shumë profesione – çfarë duhet të studiojnë brezat e rinj?

AI-ja do të zhdukë shumë profesione. Çfarë duhet të studiojnë gjeneratat e reja? — Klan Kosova [...]Read More...

17 minutes ago

Malisheva përmbys Dukagjinin dhe rikthehet te fitorja

Malisheva ka fituar me rezultat 2-1 në shtëpi ndaj Dukagjinit në ndeshjen e vlefshme për javën e 14-të në Albi…

20 minutes ago

Protesta para Ministrisë së Arsimit/ Policia krijon kordon sigurie, nuk lejon bllokimin e rrugës

Këtë të shtunë, studentë dhe qytetarë janë mbledhur në protestë para Ministrisë së Arsimit, në Rrugën e Durrësit, ku kërkojnë…

23 minutes ago