Categories: maqedoni

Klekovski: Po hartohet ligj i ri për barnat

Pas 19 vitesh dhe mbi 20 ndryshimeve në ligjin në fuqi, autoritetet po përgatisin një ligj të ri për barnat, i cili synon përafrimin e plotë me legjislacionin evropian. Kështu bëri të ditur ministri i Shëndetësisë, Sasho Klekovski, pas konsultimit kombëtar për këtë çështje.

Në konsultim morën pjesë përfaqësues të shoqatave të pacientëve, odave farmaceutike dhe industrisë farmaceutike, si dhe ekspertë e përfaqësues të institucioneve qeveritare.

Të lidhura

None found

Klekovski sqaroi se kuadri i ri do të zëvendësojë ligjin aktual, të miratuar më 2007. Barnat dhe pajisjet mjekësore do të trajtohen përmes ligjeve të ndara, ndërsa në një fazë të mëvonshme pritet të miratohet edhe një ligj i posaçëm për veprimtarinë farmaceutike.

“Për pacientin, një sistem i mirëorganizuar i barnave nënkupton marrjen në kohë të terapisë, besim te cilësia dhe siguria e saj, si dhe informacion të saktë për përdorimin”, tha ministri.

Ndër hapat e parashikuar janë shqyrtimi i të gjitha vërejtjeve të dorëzuara, krijimi i mekanizmave më të fortë për parandalimin e mungesave të barnave dhe lehtësimi i raportimit të reaksioneve të padëshiruara. Po ashtu, në bashkëpunim me Agjencinë për Barna dhe Pajisje Mjekësore (MALMED), do të përgatitet një plan për zbatimin e ligjit.

“Vlera e ligjit varet nga zbatimi i tij. Për këtë arsye, për çdo detyrim të ri duhet të përcaktohet se kush do ta zbatojë, me çfarë kuadrosh e mjetesh dhe brenda cilit afat”, u shpreh Klekovski.

Procesi po zhvillohet me mbështetjen e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) në Maqedoni.

të fundit

Klekovski: A new law on medicines is being drafted

"Pas 19 vitesh dhe më shumë se 20 ndryshimeve në ligjin ekzistues, po përgatitet një Ligj i ri për Barnat,…

1 second ago

Three intellectuals who disappeared during Kosovo war identified, Kurti says Serbian forces abducted them in April 1999

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se janë identifikuar edhe tre persona të zhdukur gjatë luftës në Kosovë, pas…

17 seconds ago

Jakupi: Harsher sentences do not prevent murders; the state must protect citizens’ lives

Njohësi i çështjeve politike, Shkëlqim Jakupi ka kërkuar nga institucionet përgjegjëse që të dëgjojnë zërin e protestuesve për vrasjen e…

33 seconds ago

Analizë e “Newsport.al”: Lista e Kombëtares shpallet pas pak ditësh, sulmi në formë ndërsa porta shqetëson më shumë

Rolando Maran Tashmë është bërë e ditur axhenda e Kombëtares për dy ndeshjet e Ligës së Kombeve, atë me Finlandën…

3 minutes ago

Debat në “Ftesë në 5” për mbështetjen pas lindjes dhe faljen e tradhtisë: A meriton duartrokitje një partner që bën detyrën?

Mbështetja e partnerit pas lindjes, pritshmëritë ndaj grave për rikthimin në formë dhe falja e tradhtisë u kthyen në tema…

7 minutes ago

Alibeaj kërkon sqarime nga SPAK: Nëse Gogu e takoi Veliajn pa leje, duhet procedim penal

Ish-deputeti Enkelejd Alibeaj, i ftuar në News24, ka komentuar përplasjen e fundit mes kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakut të Tiranës,…

11 minutes ago