Categories: maqedoni

MPJ e Maqedonisë së Veriut kërkon sqarime nga Ambasada e Shqipërisë për rastin e ndalimit në Qafë Thanë

Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë së Veriut ka bërë të ditur se ka kërkuar informacione nga Ambasada e Republikës së Shqipërisë në vend, lidhur me ngjarjen e ndodhur në pikën kufitare “Qafë Thanë”.

Të lidhura

None found

Reagimi vjen pasi deputeti Bekim Qoku nga VLEN njoftoi se atij, deputetit Adnan Azizi dhe zv. sekretarit të përgjithshëm të Qeverisë, Hasim Murtezani, u ishte ndaluar hyrja në Shqipëri.

Në një përgjigje për “Lokalno”, pas pyetjes nëse Ministria e Punëve të Jashtme ishte vënë në dijeni për ndalimin e hyrjes së zyrtarëve të vendit në Shqipëri, nga MPJ thanë se për këtë rast kishin kërkuar të dhëna nga Ambasada shqiptare.

“Në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, me kërkesën tonë, u zhvillua një takim me një përfaqësues të Ambasadës së Republikës së Shqipërisë. Në frymën e marrëdhënieve miqësore midis dy vendeve, fqinjë dhe aleatë të NATO-s, në takim u kërkua informacion zyrtar nga autoritetet shqiptare në lidhje me ngjarjen që ndodhi në pikën kufitare të Qafë Thanë, gjatë së cilës shtetasve të vendit tonë nuk u lejua të hynin në Republikën e Shqipërisë”, njoftuan nga MPJ./Telegrafi/

të fundit

Jensen Huang largohet nga drejtimi i Nvidia-s pas 33 vitesh, mes raportimeve që nxitën hetim

Jensen Huang, bashkëthemeluesi dhe drejtori ekzekutiv i Nvidia-s, ka dhënë dorëheqjen pas 33 vitesh në krye të kompanisë që e…

3 minutes ago

PD nis përzgjedhjen e kandidatëve për zgjedhjet vendore të 9 majit 2027, propozimet pranohen deri më 30 nëntor

Partia Demokratike ka nisur zyrtarisht procesin për përzgjedhjen e kandidatëve për zgjedhjet vendore të 9 majit 2027. Kryetari i PD-së,…

9 minutes ago

PSG synon Gulerin, raportohet ofertë prej 200 milionë eurosh për Realin dhe pagë 22 milionë në vit

E ardhmja e Arda Gulerit te Real Madridi mund të jetë në pikëpyetje, pasi mesfushori turk raportohet se ka refuzuar…

16 minutes ago

Stuhia “Charls” pritet të godasë sonte Shqipërinë, meteorologia Lajda Porja zbulon zonat më të rrezikuara

Stuhia “Charls”, e cila goditi brigjet e Portugalisë me erëra të fuqishme dhe reshje intensive shiu, po zhvendoset drejt Ballkanit.…

24 minutes ago

Durmishi: Për kontratat e përkohshme do të kërkohet pëlqimi i Financave pas ndryshimit të sistematizimit

Kthimi i kontratave të përkohshme të punës në vendime pune si duket do duhet të pres edhe shumë gjatë. Edhe…

25 minutes ago

Lista Serbe kritikon Listën Studentore: Retorika e saj ngjan me atë të Prishtinës

Lista Serbe ka reaguar për herë të parë pas deklaratave të Listës Studentore, që fitoi zgjedhjet në Serbi, se nuk…

34 minutes ago