Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut bëri të ditur se, sipas të dhënave që disponon, niveli i kriminalitetit në vend ka arritur pikën më të ulët në 20 vitet e fundit, ndërsa gjatë dy viteve të fundit kriminaliteti i përgjithshëm është ulur me 30 për qind.
None found
Sipas njoftimit, është përmirësuar edhe efikasiteti në zbulimin e veprave penale dhe të autorëve të tyre, duke arritur në 69 për qind. MPB thekson se në këtë periudhë janë goditur më shumë se 30 grupe të organizuara kriminale, ndërsa numri i grupeve të zbuluara që lidhen me korrupsionin është rritur me 50 për qind.
Në luftën kundër trafikimit të drogës, sipas MPB-së, janë zbuluar mbi 1.600 vepra penale, janë kallëzuar rreth 1.900 persona, janë sekuestruar 6,2 tonë lëndë narkotike dhe janë parandaluar nëntë transporte ndërkombëtare të marihuanës dhe kokainës. Po ashtu, sekuestrimet e kokainës janë rritur për më shumë se 300 për qind.
Ministria thekson gjithashtu se kriminaliteti pasuror ka shënuar rënie me më shumë se 30 për qind, ndërsa grabitjet dhe vjedhjet me dhunë janë ulur për mbi 40 për qind.
“Këta nuk janë vetëm tregues statistikorë. Pas çdo shifre qëndron një vepër penale e parandaluar, një rrjet kriminal i shkatërruar, një jetë e shpëtuar, pronë e mbrojtur dhe siguri më e madhe për qytetarët”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme.
Jemi përballë dy ndeshjeve shumë të rëndësishme në Ligën e Kombeve [...]Read More...
Një stuhi e fuqishme ka goditur jugperëndimin e shtetit Para në Brazil, duke shkaktuar një fenomen të pazakontë në lumin…
Juventusi ka nisur të shqyrtojë mundësinë e transferimit të mesfushorit të Napolit, Zambo Anguissa, i cili shihet si një prej…
Protesta studentore që do të zhvillohet ditën e nesërme prej orës 14:00, duket se ka ndryshuar edhe axhendën e Kombëtares…
Një 39-vjeçar shqiptar është vrarë me armë zjarri në një atentat të ndodhur në zonën e Orihuela Costa, në Spanjë.…
Një rast i gripit të shpendëve është zbuluar në një fermë në shtetin e Brandenburgut, pranë Berlinit, për herë të…