Juventusi po vlerëson seriozisht mundësinë për të transferuar mesfushorin e Napolit, Zambo Anguissa, i cili konsiderohet një nga objektivat kryesorë të Luciano Spallettit për repartin e mesfushës.
Sipas “TuttoJuve”, trajneri italian ka kërkuar përforcime edhe në sulm dhe në krahun e majtë, por lojtari kamerunas mbetet zgjedhja e tij e preferuar për qendrën e mesfushës.
None found
Spalletti ka një njohje të drejtpërdrejtë me Anguissan, pasi të dy kanë bashkëpunuar te Napoli në sezonin që skuadra napolitane u shpall kampione e Serie A.
Situata kontraktuale e mesfushorit në Napoli është ende e pasigurt. Marrëveshja aktuale skadon në vitin 2027, ndërsa bisedimet për rinovimin e saj janë bllokuar për shkak të diferencave financiare.
Anguissa kërkon një kontratë katërvjeçare, me pagë vjetore prej gjashtë milionë eurosh. Në anën tjetër, Napoli i ka propozuar një marrëveshje vetëm për një sezon, me pagë prej katër milionë eurosh dhe një opsion për zgjatjen e saj.
Kjo situatë ka bërë që të mos përjashtohet largimi i tij që gjatë afatit kalimtar të janarit. Megjithatë, presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis, nuk pritet të jetë i gatshëm ta transferojë një prej lojtarëve të skuadrës te rivali direkt, Juventusi.
Për klubin torinez, problem përbëjnë edhe kërkesat ekonomike të futbollistit, të cilat aktualisht vlerësohen si shumë të larta për mundësitë e Juventusit.
Si rrjedhojë, Juventusi mund të zgjedhë të presë deri në verën e vitit të ardhshëm, kur Anguissa do të ketë mundësinë të largohet si lojtar i lirë nëse nuk arrin marrëveshje për rinovimin me Napolin.
Një aksident i pazakontë është regjistruar të martën në Melbourne të Australisë, ku një avion i vogël është përplasur me…
Lucia Sabrina Papa, 56 vjeçe, e lindur e verbër, është bërë kursantja e parë pilote avioni me aftësi të kufizuara…
Një letër e shkruar nga Donald Trump për Joe Biden, të cilën ish-presidenti amerikan ia la pasardhësit të tij në…
Jemi përballë dy ndeshjeve shumë të rëndësishme në Ligën e Kombeve [...]Read More...
Një stuhi e fuqishme ka goditur jugperëndimin e shtetit Para në Brazil, duke shkaktuar një fenomen të pazakontë në lumin…
Protesta studentore që do të zhvillohet ditën e nesërme prej orës 14:00, duket se ka ndryshuar edhe axhendën e Kombëtares…