Ministri maqedonas i Drejtësisë paralajmëron kërkesë të re për ekstradimin e Gruevskit

Ministri i Drejtësisë Nikolla Tupançevski, në një konferencë për media, ka thënë se janë duke e shqyrtuar një kërkesë të re për ekstradimin e ish-kryeministrit Nikolla Gruevski.

Ai gjithashtu tha se dikasteri që drejton, gjatë kësaj jave, do të filloj me përgatitjet për ndryshime dhe plotësime të Kodit Zgjedhor.

“Gjatë kësaj jave të gjitha partive politike dhe palëve tjera do tu dërgohet thirrje për takim. Si ministri e Drejtësisë, dëshirojmë që të jemi transparent dhe inkluziv dhe t’i implementojmë të gjitha vërejtjet dhe rekomandimet që janë dhënë në zgjedhjet e fundit. Dëshirojmë që ndryshimet ti miratojmë 6 muaj para mbajtjes së zgjedhjeve të ardhshme”, tha Nikolla Tupançevski, ministër i Drejtësisë./Alsat.mk