Ministri i Administratës Publike, Goran Minçev, deklaroi se frekuentimi i rregullt i vendit të punës nga punonjësit e sektorit publik mund të kontrollohet në forma të ndryshme.
None found
Duke folur në emisionin „Noќno Studio“ në 4TV, Minçev shpjegoi se procedura mund të nisë nga një denoncim ndaj një nëpunësi të caktuar, nga një ankesë për një institucion ose në kuadër të një aksioni të përgjithshëm kontrolli.
“Verifikimi mund të zhvillohet mbi bazën e denoncimit për një nëpunës konkret, për një institucion të caktuar apo përmes një aksioni të përgjithshëm që duhet të kryhet nga Inspektorati Shtetëror i Punës”, u shpreh ai.
Sipas ministrit, reagim ka edhe ndaj denoncimeve të adresuara pranë inspektoratit që vepron brenda Ministrisë së Administratës Publike.
Megjithatë, Minçev nuk bëri të ditur një numër të saktë të punonjësve që mund të mungojnë në punë, ndërsa vazhdojnë të marrin pagë.
Policia e Tiranës ka vendosur 338 gjoba, nga momenti i hyrjes në fuqi të Aktit Normativ që parashikon masa ndëshkuese…
NATO do të mbajë të hënën, më 23 nëntor, një takim në Bruksel për të diskutuar incidentin e rëndë ajror…
Qyteti i Korçës i kushtoi një vëmendje të veçantë 22 Nëntorit, ditës vendimtare të Kongresit të Manastirit, ku u njësua…
Tiranë – Studentët që prej javësh protestojnë kundër qeverisë së Edi Ramës janë organizuar për herë të parë në një…
Dhuna e ushtruar ndaj lojtarit të Kukësit Përmes një komunikate të fundit në rrjetet sociale, klubi i Kukësit ka dënuar…
Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim shtetasen Xhensila Kallaku (Myrtezai), e akuzuar për fshehje të…