Categories: maqedoni

Minçev: Dija dhe rezultatet, shtylla e administratës së re publike

Ministri i Administratës Publike, Goran Minçev, theksoi në një intervistë për “Sloboden Peçat” se profesionalizimi i administratës publike është parakusht themelor për një shtet funksional dhe për rrugën evropiane të Maqedonisë.

Të lidhura

None found

Sipas tij, Qeveria dhe ministria që ai drejton po ndërmarrin një reformë thelbësore për të krijuar një aparat administrativ modern, efikas dhe të pavarur nga ndërhyrjet partiake.

“Administrata publike është sistemi qarkullues i shtetit. Pa një administratë cilësore, të mirëarsimuar dhe të mbështetur në dije, një shtet nuk mund të jetësohet,” deklaroi Minçev.

Ai vuri në dukje se në periudhën e fundit janë hedhur hapa të rëndësishëm reformues me miratimin e ligjeve sistemore që për vite me radhë ishin pjesë e rekomandimeve të Bashkimit Evropian. Ligji për Shërbimin e Lartë Drejtues, zgjidhjet ligjore për nëpunësit administrativë dhe themelimi i Akademisë për Trajnimin e Administratës Publike përbëjnë, sipas ministrit, bazën e modelit të ri institucional.

Minçev nënvizoi se reforma nuk vlerësohet vetëm nga miratimi i akteve ligjore, por edhe nga zbatimi praktik dhe transformimi i kulturës institucionale.

“Miratimi i ligjit është thjesht fillimi. Thelbi qëndron tek zbatimi i tij. Reforma e mirëfilltë krijon një sistem ku secili ka mundësinë të përparojë falë dijes, aftësive dhe arritjeve konkrete,” shtoi ai.

Duke komentuar Ligjin për Përfaqësim të Drejtë, ministri sqaroi se bëhet fjalë për një zgjidhje të re të hartuar nga ekspertët, e cila për herë të parë e rregullon këtë parim me një ligj të veçantë, duke përfshirë mekanizma të qartë institucionalë për monitorimin e zbatimit.

“Përfaqësimi i drejtë dhe cilësia nuk përjashtojnë njëra-tjetrën. Objektivi ynë është që të gjithë qytetarëve t’u ofrohen shanse të barabarta, ndërsa institucionet të pajisen me kuadrot më cilësorë,” theksoi Minçev.

Në mbyllje të intervistës, ministri ritheksoi se reformat në administratën publike bëjnë pjesë në agjendën evropiane të vendit dhe do të vijojnë me theks te profesionalizimi, digjitalizimi, trajnimi dhe përmirësimi i shërbimeve ndaj qytetarëve. Ai shtoi se suksesi i këtyre reformave do të matet përmes besimit që qytetarët kanë ndaj institucioneve dhe ndërtimit të një administrate që funksionon me shpejtësi, efikasitet dhe përgjegjësi.

të fundit

Tri medalje të bronzta për xhudistët e rinj kosovarë në Kupën Evropiane të kadetëve

Xhudistët  e rinj  të Kosovës Kupën Evropiane për kadetë, kanë arritur të sigurojnë tri medalje tw bronzta në garën që…

2 minutes ago

Atmosferë elektrizuese në Prizren, Liria epërsi ndaj Rilindjes nën dritat e reflektorëve

Liria e Prizrenit po zhvillon një paraqitje fantastike ndaj KF Rilindjes 1974.Skuadra e Ismet Munishit është në epërsi prej 2-0,…

3 minutes ago

338 fines since the launch of the anti-violence package, how much does the bill “weigh” for protesters? Only 3 of them reach the value of 5 million leks

Policia e Tiranës ka vendosur 338 gjoba, nga momenti i hyrjes në fuqi të Aktit Normativ që parashikon masa ndëshkuese…

17 minutes ago

NATO convenes North Atlantic Council on Monday after air incident with three Russian objects in Poland

NATO do të mbajë të hënën, më 23 nëntor, një takim në Bruksel për të diskutuar incidentin e rëndë ajror…

17 minutes ago

Korça commemorates its 12 delegates to the Congress of Manastir, exhibition brings historical documents and photographs for the first time

Qyteti i Korçës i kushtoi një vëmendje të veçantë 22 Nëntorit, ditës vendimtare të Kongresit të Manastirit, ku u njësua…

17 minutes ago

Students declare National Student Movement: no dialogue with Rama, neither now nor in the future

Tiranë – Studentët që prej javësh protestojnë kundër qeverisë së Edi Ramës janë organizuar për herë të parë në një…

17 minutes ago