Ministri i Administratës Publike, Goran Minçev, deklaroi se reforma në administratën shtetërore nuk është një qëllim formal, por një angazhim që kërkon përkushtim të vijueshëm, orientim strategjik dhe arritje të matshme.
None found
Gjatë një aktiviteti promovues për avancimin e punësimit në sektorin publik, të organizuar nga Ministria e Administratës Publike dhe Misioni i OSBE-së në Shkup, ai theksoi se institucioni që drejton ka marrë përsipër rolin e motorit të ndryshimeve në administratë.
Minçev vlerësoi se suksesi i reformave varet nga bashkëpunimi i ngushtë, ndarja e dijeve dhe angazhimi i përbashkët ndërmjet institucioneve dhe partnerëve.
Ai iu referua periudhës së fundit, gjatë së cilës u hartuan dhe u miratuan disa ligje themelore që krijojnë bazën për një administratë më profesionale. Bëhet fjalë për Ligjin për nëpunësit administrativë, Ligjin për të punësuarit në sektorin publik, si dhe Ligjin për përsosje profesionale dhe trajnim të nëpunësve administrativë.
Sipas tij, këto akte ligjore vendosin standarde të reja për menaxhimin e burimeve njerëzore në sektorin publik dhe afirmojnë parimet fundamentale si sistemi i meritës, transparenca, llogaridhënia, si dhe zhvillimi i vazhdueshëm profesional.
Në vëmendje të të pranishmëve u sollën risitë e sistemit të ri të punësimit i cili bazohet në merita, integritet dhe kompetenca reale, së bashku me Rregulloren për kompetencat e punës së nëpunësve administrativë dhe Udhëzuesin për punësim të bazuar në integritet, meritë dhe kompetencë.
Minçev theksoi se këto mekanizma synojnë të mbështesin institucionet në zbatimin e procedurave të drejta, objektive dhe transparente të rekrutimit, duke i dhënë përparësi aftësive konkrete të kandidatëve. Sipas tij, integriteti duhet të jetë vlerë thelbësore në administratë dhe kuadri i ri ligjor do të ndihmojë në zbehjen e subjektivitetit gjatë proceseve të përzgjedhjes dhe punësimit.
Një seancë e re parlamentare është planifikuar të mbahet më 30 korrik, me vetëm dy pika në rendin e ditës:…
Zjarrfikësit italianë po përballen me një situatë të vështirë në Siçili, ku dhjetëra vatra zjarri pyjore dhe flakë të përhapura…
Një aksident tragjik u regjistrua këtë të mërkurë në Tiranë, ku një person humbi jetën dhe dy të tjerë u…
Zendaya është përballur me reagime të shumta pas paraqitjes së saj në promovimin e filmit “Odisea” në Londër, ku mbante…
Volkswagen planifikon të lançojë automjetet e saj të para në Kinë të afta për drejtim autonom të Nivelit 3 vitin…
Kompania thotë se arratisja ishte "një incident kibernetik i paprecedentë, që përfshinte kapacitete kibernetike të teknologjisë më të avancuar" OpenAI…