Kryeministri Hristijan Mickoski pret që deri në përfundim të sezonit veror të mbyllet faza e përzgjedhjes së lokacionit për qendrën e re klinike, duke i hapur rrugë më pas nisjes së përgatitjeve për këtë investim madhor në sektorin e shëndetësisë.
None found
Pas inaugurimit të Repartit të rikonstruktuar të traumatologjisë pranë ISHP Klinika universitare për sëmundje kirurgjike “Shën Naumi i Ohrit” në Shkup, Mickoski u shpreh para gazetarëve se negociatat me pronarin e truallit janë duke u zhvilluar, ndërsa paralelisht po vlerësohet edhe një alternativë tjetër në zonën përreth.
“Po, jemi në dialog. Po zhvillojmë bisedime me pronarin e tokës dhe kemi në konsideratë edhe një opsion të dytë në afërsi të asaj parcele. Asnjëherë nuk i lemë gjërat në një variant të vetëm. Pres që brenda kësaj hapësire të arrijmë ta finalizojmë procesin dhe më pas të hartojmë një plan të qartë për të nisur më në fund atë investim shëndetësor”, deklaroi Mickoski.
I pyetur për një afat kohor konkret, shefi i qeverisë theksoi se ky proces duhet të përmbyllet gjatë periudhës së verës. “Le të jetë vera momenti i fundit”, u shpreh ai.
Zona që Qeveria po shqyrton për ngritjen e kompleksit të ri klinik ndodhet përkrah qendrës sportive dhe pishinës “Boris Trajkovski” në Karposh, në një pozicion fqinj me SPQ “8 Shtatori”, Qendrën TEP dhe poliklinikën “Bukuresht”.
Sipas njoftimeve të deritanishme, toka është pronë private dhe palët janë në fazën e bisedimeve për sigurimin e saj. Projekti parashikon që qendra e re klinike të jetë element i një kompleksi shëndetësor të integruar, i cili përmes një korridori nëntokësor do të lidhej me SPQ “8 Shtatori”.
Më herët, kryeministri Mickoski kishte theksuar se ky vend ofron qarkullim të lehtë dhe kushte të favorshme infrastrukturore. Ai gjithashtu shtoi se nëse procedurat ecin pa pengesa, hapat e parë për zbatimin e projektit mund të ndërmerren në vitin 2027.
Policia e Kosovës ka përjashtuar mundësinë e rikthimit në shërbim të policëve të nacionalitetit serbë që dhanë dorëheqje në fund…
Ministrja serbe Snezhana Paunoviq shkaktoi reagime me një deklaratë skandaloze, duke thënë se, po të kishte qenë në vend të…
Helmimi i qytetarëve në Gostivar nuk është vetëm rezultat i një vendimi teknik të gabuar apo i një neglizhence individuale,…
Në takimin e parë të organit këshillues të prefektit të qarkut të Korçës u ngritën si shqetësim kryesor nevojat emergjente…
Organizata Albanians For America (AFA), d përfaqësuar nga Doc Vranici mori pjesë këtë për herë të parë në takimin e…
Jimmy Donaldson, i njohur globalisht si MrBeast, i ka dhënë fund beqarisë duke u martuar me partneren e tij prej…