Kryeministri i vendit, Hristijan Mickoski, deklaroi gjatë një prononcimi për mediat se institucionet janë duke shqyrtuar disa raste të korrupsionit. Ai u bëri thirrje qytetarëve që çdo rast korrupsioni ta denoncojnë pranë institucioneve përkatëse.
None found
Mickoski tha se ekziston një mungesë besimi ndaj institucioneve dhe se çështjet e raportuara po përcillen në Prokurori. Kryeministri refuzoi të jepte detaje të tjera, duke theksuar se kjo bëhet për të mos dëmtuar hetimet.
Ai njoftoi gjithashtu se së shpejti, që sot, do të nisë një projekt në bashkëpunim me Transparency International. Në kuadër të tij do të vihet në dispozicion një numër, përkatësisht një linjë e hapur, ku qytetarët mund të raportojnë rastet e korrupsionit sistemik. Sipas tij, këto raste do të trajtohen së bashku me Transparency International.
“Ajo që është e rëndësishme për mua është që të mos ketë asnjë rast të korrupsionit të lartë. Tani duhet t’i pastrojmë këto raste përmes institucioneve”, deklaroi Mickoski, duke përsëritur se nuk do të japë përgjigje të mëtejshme deri në përfundimin e çështjeve.
Kryeministri bëri të ditur se autoritetet po analizojnë edhe disa raste të tjera në fusha dhe sektorë të ndryshëm brenda institucioneve. Ai u kërkoi të gjithë qytetarëve që bien viktima të korrupsionit sistemik ta raportojnë atë pa përjashtim, duke theksuar se të gjithë përgjegjësit do të sanksionohen.
Erion Veliaj ka reaguar me akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama, duke mohuar se ka organizuar apo financuar protestat.…
Ministri për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti, është takuar me kryetarin e Komunës së Obiliqit, Halil…
Udhëtimet me avion drejt destinacioneve evropiane pritet të kushtojnë më shumë gjatë vitit 2027. [...]Read More...
rajonal dhe sigurinë.,,shto teks E ngarkuara me punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Anu Prattipati,…
MPB njofton se është kryer bastisje në Shkup, ku janë zbuluar armë, fishekë."SPB Shkup ka paraqitur kallëzim penal kundër B.S.…
Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, priti në takim shefin e Misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadorin Gerard…