Bllokada parlamentare e paralajmëruar nga BDI-ja nuk përbën rrezik për krizë politike, sipas kryeministrit Hristijan Mickoski. Ai vlerësoi se pengimi nga BDI-ja i miratimit në Kuvend të ligjeve që kërkojnë shumicën e Badenterit nuk mund ta çojë vendin drejt zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.
None found
Kreu i Qeverisë deklaroi se shumica parlamentare është stabile dhe se nuk sheh elemente që do të dëshmonin për ekzistencën e një krize.
“Jo. Nuk shoh krizë. Ne kemi shumicë stabile. Nuk mendoj se kjo paraqet çfarëdo krize”, u shpreh Mickoski, duke shtuar: “Do t’ju rikujtoj se kryetarin e Kuvendit e zgjodhën në shkallë”.
Ndërkohë, kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, deklaroi të hënën se të gjitha ligjet do të kalojnë në votim, përfshirë edhe ato që kërkojnë Badenterin, pavarësisht njoftimeve se bllokada do të vazhdojë.
Gashi e akuzoi opozitën se me këtë veprim po e keqpërdor Rregulloren e Kuvendit. Duke iu referuar mundësisë që bllokada të përfundojë me zgjedhje të parakohshme parlamentare, ai theksoi se një proces i tillë mund të zhvillohet vetëm nëse 61 deputetë votojnë për shpërndarjen e Kuvendit.
Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…
Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…
Aktivisti Aulon Kalaja, ka bërë deklarata të forta lidhur me një largim të mundshëm të kryeministrit Edi Rama nga pushteti,…
Jadon Sancho ka vendosur të mos transferohet te Getafe, pasi ka marrë një ofertë joshëse nga Arabia Saudite, raporton eksperti…
FleetwoodFleetwood ka shkruar historinë duke eliminuar nga Kupa e Anglisë, EFL Cup, Arsenalin [...]Read More...
Polemikat rreth Kylian Mbappes në Kinë po shkaktojnë pasoja që mund të prekin edhe Real Madridin. Pas kërkimfaljes së sulmuesit…