maqedoni

Qeveria nuk ka nevojë për koalicion të gjerë, Mickoski: Formohet vetëm për të shpërbërë Kuvendin

Kryeministri Dimitar Kovaçevski nuk pajtohet me idenë për formimin e një koalicioni të gjerë. Këtë mbrëmë e deklaroi në emision “Click plus” të TV21, ku shpjegoi se nuk ka nevojë për një Qeveri tillë sepse kabineti qeveritarë, sipas tij, në mënyrë suksesshme po ballafaqohet me krizën energjetike dhe ekonomike.

“Nuk vlerësoj se për momentin gjendemi në krizë politike ose në një gjendje lufte në shtet për çka do të ishte e nevojshme të bëhet koalicion i gjerë që duhet të zgjidh çështje të tilla. Mendoj se Qeveria ka kapacitet absolut që të përballet me të gjitha këto çështje dhe  këtë  e ka vërtetur që nga formimi i saj”- deklaroi Dimtiar Kovaçevski, Kryeministër.

Të lidhura

None found

Idenë e tillë për hyrje në garniturën qeveritare e ka hedhur poshtë edhe kreu i partisë më të madhe opozitare VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski. Mbrëmë në emisionin 360 gradë, Mickoski tha se do të merrte pjesë në qeveri të tillë, por vetëm me një qëllim:

“Ne jemi për koalicion të zgjeruar i cili do të çojë në shpërndarjen e Kuvendit. Ta formojmë atë koalicion të zgjeruar sot dhe nesër 120 deputetë në Kuvend të votojmë shkarkimin e Kuvendit dhe të caktojmë zgjedhje të parakohshme parlamentare. Kurse të bashkëveprojmë në një qeveri të njëjtë, jo, kjo jo”- pohoi Hristijan Mickoski, Kryetar i VMRO-DPMNE-së.

Kovaçevski përsëriti edhe njëherë se Qeveria dhe shumica parlamentare janë stabile duke shtuar se është në takime të rregullta me kreun e BDI-së Ali Ahmeti. I pyetur se a është e mundur që Aleanca për Shqiptarët të hyjë në koalicion, Kovaçevski tha se nuk kanë diskutuar konkretisht për një gjë të tillë.

“Nuk kemi folur konkretisht për diçka të tillë, megjithatë çdo mbështetje e cila është mbështetje e rrugës europiane të vendit, mbështetëse për sjelljen e masave për ballafaqim me krizën energjetike dhe ekonomike dhe me përballjen e të gjitha këtyre sfidave me të cilat po përballet vendi, e konsideroj si mbështetje që duhet diskutuar dhe që duhet biseduar dhe që duhet përshëndetur”- tha Dimitar Kovaçevski, Kryeministër.

Idenë për koalicion të gjerë ditë më parë e kërkoi kryetari i Lidhjes Demokratike, Pavle Trajanov. Sipas tij me koalicion të gjerë  qeveritar më lehtë vendi do të përballet me të gjitha krizat në të cilat ndodhet./tv21

 

të fundit

Lecce synon sërish një shqiptar, pas largimit të Ramadanit, tani në shënjestër është mbrojtësi i kombëtares

Kombëtarja Shqiptare-LecceElseid Hysaj mund të mbetet përsëri në Serie A [...]Read More...

4 minutes ago

Të gjitha shpërblimet për bamirësi, kombëtarja e Anglisë ruan traditën e nisur nga Bekhem dhe Teri

Anglia ka siguruar një vend në gjysmëfinalen e Kupës së Botës 2026 pas fitores 2-1 ndaj Norvegjisë, me Jude Bellinghamin…

6 minutes ago

Hiqet nga axhenda propozimi për emrat e rrugëve në Tetovë, mungojnë këshilltarët e BDI-së

Propozimi për emërtimin e 67 rrugëve në Tetovë është tërhequr nga rendi i ditës në seancën e Këshillit Komunal. Vendimi…

25 minutes ago

Përplasje e ashpër në Kuvend mes Erald Kaprit dhe Zegjine Çaushit: “Erdha të të them të vërtetën në sy”

Seanca parlamentare e kësaj të mërkure u shoqërua me tone të larta akuze mes deputetit të Partisë Mundësia, Erald Kapri,…

29 minutes ago

Konflikt me thikë në Fushë-Krujë, i riu 22 vjeç dërgohet i plagosur në spital

Një 22-vjeçar ka mbetur i plagosur me thikë pas një konflikti në lagjen “Grumbullimi” në Fushë-Krujë. Sipas informacioneve paraprake, një…

33 minutes ago

Robert Millosheski takes over leadership of Brvenica Municipality after the death of mayor Ilievski

Komuna e Bërvenicës njofton opinionin se sot, më datë 13.07.2026, Këshilli i Komunës së Bërvenicës mbajti seancë të jashtëzakonshme në…

37 minutes ago