Categories: maqedoni

Mickoski: Maqedonia duhet të marrë rol aktiv në revolucionin e inteligjencës artificiale

Inteligjenca artificiale tashmë është pjesë e së tashmes dhe jo më një teknologji që i përket vetëm së ardhmes. Sipas kryetarit të Qeverisë, Hristijan Mickoski, çështja kryesore është përcaktimi i rolit që do të ketë Maqedonia në këtë transformim.

Të lidhura

None found

Duke folur në “Startup Revolution AI Summit” në Shkup, Mickoski deklaroi se vendi nuk duhet ta ndjekë revolucionin teknologjik vetëm si vëzhgues, por duhet të kontribuojë drejtpërdrejt në të.

“Nuk po flasim më për inteligjencën artificiale si një teknologji të së ardhmes, ndikimin e së cilës do ta shohim një ditë. Ajo është tashmë teknologji e së tashmes dhe po ndryshon mënyrën se si punojmë, mësojmë, komunikojmë, prodhojmë, shërojmë, hulumtojmë dhe krijojmë kompani. Prandaj, pyetja nuk është nëse do të transformohen ekonomitë dhe shoqëritë tona, sepse ky proces tashmë ka filluar. Pyetja është se çfarë pozicioni do të zëmë ne në këtë ndryshim”, tha ai.

Kryeministri u bëri thirrje sipërmarrësve dhe drejtuesve të kompanive që të mos e kufizojnë vizionin e tyre nga përmasat e tregut të brendshëm.

“Maqedonia duhet të jetë pjesë aktive e revolucionit të ri teknologjik. Në ekonominë e bazuar te dija, rëndësia e gjeografisë zvogëlohet, ndërsa talenti, arsimi, shpejtësia, kreativiteti dhe aftësia për ta kthyer një ide në produkt marrin peshë më të madhe se madhësia e territorit apo numri i banorëve. Synimi ynë duhet të jetë që idetë, produktet dhe kompanitë e krijuara në Maqedoni të zgjerohen dhe të përballen me konkurrencën në tregjet evropiane dhe globale”, theksoi Mickoski.

Ai i këshilloi qytetarët ta ndërtojnë Maqedoninë duke pasur një perspektivë globale dhe të mos lejojnë që frika e dështimit të mposhtë dëshirën për të krijuar diçka të re.

të fundit

Të hënën i është caktuar operacioni në spitalin e Fierit, Veliaj refuzon të shkojë: Pres përgjigjen nga GJKKO për ndërhyrjen time

Erion Veliaj ka refuzuar të paraqitet këtë të diel në spitalin Memorial të Fierit për t’iu nënshtruar analizave mjekësore, në…

2 minutes ago

Serious accident in Fier/ car goes off road and falls into irrigation canal, driver not found

Një automjet tip “Volkswagen” ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një kanal vaditës në zonën e Kallmit të…

4 minutes ago

Detention of lawyer Ulian Bajrami after debate with prosecutor, Tirana Court dismisses case against him: no criminal offense committed

Gjykata e Tiranës, ka pushuar çështjen penale ndaj avokatit Ulian Barjami, i cili u ndalua pas një përplasjeje në sallën…

4 minutes ago

Rama reacts after statement on Bulgarians: we will not become an obstacle for Skopje on the road to the EU

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, u pyet sot në Qafë Thanë për deklaratën e tij të dhënë ditë më parë,…

5 minutes ago

Rama and Mickoski present “One Stop Shop” at Qafë Thanë for shorter border waits

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, së bashku me kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, morën pjesë në…

5 minutes ago

16 vjet nga vrasja e Arben Sejdiut, Maraj: Autorët dhe urdhërdhënësit ende të panjohur

Komandanti i Kosharës, Milazim Maraj ka kujtuar bashkëluftëtarin e tij, Arben Sejdiun, ish-pjesëtarin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Betejën e…

5 minutes ago