Categories: maqedoni

Mickoski: Qytetarët janë të zhgënjyer, për anëtarësimin në BE kemi bërë lëshime të shumta

Kryeministri Hristijan Mickoski ishte dje një nga folësit në Samitin prestigjioz të Concordia-s në New York, aktivitet që zhvillohet në të njëjtën kohë me Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Të lidhura

None found

Gjatë panelit ku mori pjesë së bashku me zëvendëskryeministren e Gjeorgjisë, Maka Botchorishvili, ai foli për vështirësitë që shoqërojnë rrugën e integrimit evropian. Mickoski akuzoi disa vende anëtare të BE-së se po e shfrytëzojnë këtë proces për të prekur identitetin maqedonas, ndërsa theksoi se nga Brukseli po vijnë edhe sinjale pozitive.

Sipas tij, Maqedonia e ka nisur rrugëtimin drejt Bashkimit Evropian pothuajse dy dekada e gjysmë më parë, por për shkak të arsyeve artificiale ende nuk është bërë pjesë e unionit. Ai tha se shpreson që një ditë vendi të arrijë këtë moment historik, por ndërkohë pakënaqësia e qytetarëve mbetet e madhe.

Mickoski theksoi se gjatë viteve të shkuara janë bërë shumë lëshime, përfshirë ndryshimin e flamurit, ndryshimet e përsëritura të Kushtetutës dhe ndryshimin e emrit kushtetues. Sipas tij, të gjitha këto krijojnë ndjesinë e një historie pa fund. Megjithatë, ai tha se vendi vazhdon të besojë te vlerat evropiane dhe do të përpiqet të gjejë një zgjidhje për bllokadën aktuale, duke nënvizuar se nuk mjafton vetëm pritja, por duhet edhe veprim.

Sa u përket negociatave me BE-në, kryeministri tha se ato duhet të shërbejnë për transformimin e institucioneve dhe jo për ndryshimin e identitetit.

“Ne po ndërtojmë dhe po përparojmë. Për brezin tim, negociatat me BE-në kanë qenë një mënyrë për të reformuar institucionet, jo për të prekur identitetin. Për fat të keq, disa vende anëtare po përpiqen të zgjidhin çështje dypalëshe në një mënyrë që synon ndryshimin e identitetit tonë, në vend të reformimit të institucioneve”, deklaroi Mickoski.

Ai e përshkroi situatën si një formë presioni, ku vendit i thuhet se duhet të zgjedhë mes të qenit brenda ose jashtë dhe se, nëse dëshiron të jetë pjesë e BE-së, duhet të pranojë kërkesat që i bëhen. Megjithatë, Mickoski tha se kjo mbetet alternativa e vetme për vendin dhe se Maqedonia është e gatshme të ecë përpara për të dalë nga kjo situatë./Telegrafi/

të fundit

A është cenuar siguria kombëtare? SPAK lëshoi masë sigurie për drejtoreshën e SHISH Vlora Hyseni, rast i paprecedentë në historinë e Shqipërisë

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) lëshoi këtë të martë masën e sigurisë “arrest në shtëpi”…

4 minutes ago

VLEN: Garancitë e Ahmetit për pafajësinë e Grubit po e çojnë atë drejt dënimit

Nga VLEN sot theksojnë se Ali Ahmeti duke garantuar se Grubi është i pafajshëm, në fakt po punon që ai…

9 minutes ago

Federata izraelite përplaset me trajnerin e Irlandës para dy ndeshjeve

Federata e Futbollit të Izraelit ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të përzgjedhësit të Irlandës, Heimir Hallgrimsson, duke i cilësuar fjalët…

12 minutes ago

Hyundai prezanton Tucson XRT 2027, SUV-i me pamje më të fortë dhe karakter aventurier

Hyundai ka zbuluar plotësisht versionin e ri Tucson XRT 2027, variantin më aventurier të gjeneratës së pestë të SUV-it kompakt,…

16 minutes ago

Irlanda mbetet pa dy lojtarë për sfidën e parë ndaj Kosovës

Kombëtarja e Irlandës do të duhet të bëjë pa dy lojtarë në ndeshjen e parë të grupeve në Ligën e…

18 minutes ago

Edi Martini në prag të largimit nga Vllaznia, Zekirija Ramadani shqyrtohet për stolin

Edi Martini dhe Alban XhaferiEdi Martini është gjithnjë e më pranë largimit nga drejtimi i Vllaznisë, teksa në Shkodër pritet…

24 minutes ago