Në shënimin e 16-vjetorit të vrasjes së Arben Sejdiut, ish-luftëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Betejën e Koshares dhe pjesëtarit të gjeneratës së parë të Policisë së Kosovës, komandanti i Koshares, Milazim Maraj, ka rikujtuar bashkëluftëtarin e tij të ndjerë.
Sejdiu u vra më 22 nëntor 2010 dhe Maraj thekson se edhe pas gjithë këtyre viteve, autorët dhe urdhërdhënësit e krimit mbeten të pazbuluar. Ai e përshkroi atë si një luftëtar të përkushtuar për lirinë e Kosovës, një profesionist të shquar në radhët e Policisë së Kosovës dhe një koleg besnik, jeta e të cilit ishte tërësisht në shërbim të lirisë dhe sigurisë së qytetarëve.
None found
“Krenohemi që e patëm në mesin tonë. Por jemi të pikëlluar që as krimineli dhe as urdhërdhënësi nuk u zbuluan”, shkroi Maraj në përkujtimoren e tij.
Ai solli në vëmendje edhe rrethanat e rënda të ngjarjes, duke vënë në dukje se Sejdiu ishte vrarë në shtëpinë e një të afërmi, pavarësisht përkushtimit të tij të plotë në luftë dhe në shërbim të Policisë së Kosovës.
Maraj shprehu gjithashtu zhgënjim për mungesën e rezultateve në zbardhjen e kësaj vrasjeje, duke kritikuar institucionet e Kosovës për dështimin në zbulimin e autorëve dhe urdhërdhënësve.
“Është zhgënjyese që krimineli ende nuk është zbuluar nga asnjë Qeveri e Kosovës e zgjedhur me votë të lirë deri më tani”, theksoi ai.
Në mbyllje, Maraj u bëri thirrje institucioneve të Kosovës që të zbardhin vrasjen e Arben Sejdiut dhe të gjithë atyre që, sipas tij, u vranë pas luftës për shkak të angazhimit të tyre.
“Kosova nuk do të gjejë qetësi derisa kriminelët të zbulohen dhe të dënohen”, përfundoi ai.
Erion Veliaj ka refuzuar të paraqitet këtë të diel në spitalin Memorial të Fierit për t’iu nënshtruar analizave mjekësore, në…
Një automjet tip “Volkswagen” ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një kanal vaditës në zonën e Kallmit të…
Gjykata e Tiranës, ka pushuar çështjen penale ndaj avokatit Ulian Barjami, i cili u ndalua pas një përplasjeje në sallën…
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, u pyet sot në Qafë Thanë për deklaratën e tij të dhënë ditë më parë,…
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, së bashku me kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, morën pjesë në…
Brenda një dite, tri forca politike të Kosovës i kanë kthyer sytë nga mërgata. Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, u…