Categories: maqedoni

Mickoski: Investimet e huaja arritën në rreth 1.4 miliardë euro gjatë dy viteve e gjysmë të qeverisjes

Kryeministri i vendit, Hristijan Mickoski, deklaroi se investimet e huaja direkte gjatë rreth dy viteve e gjysmë në drejtimin e qeverisë së tij kanë kapur vlerën e përafërt prej 1 miliard e 400 milionë eurosh.

Të lidhura

None found

Sipas tij, këto rezultate duhet të maten përballë bilancit të qeverisë së mëparshme. Mickoski theksoi se gjatë dy viteve të para të asaj qeverisjeje, kur vendi nuk përballej me krizë dhe funksiononte normalisht, investimet e huaja ishin rreth 750 milionë euro.

Duke iu referuar 24 muajve e gjysmë që nga zgjedhja e qeverisë aktuale, kryeministri tha se niveli i përgjithshëm i investimeve të huaja është rreth 1 miliard e 400 milionë euro. Ai shtoi se, pavarësisht pretendimeve se nuk mund të bëhen krahasime me të kaluarën, qeveria e tij duhet të vlerësohet në raport me qeverinë e mëparshme, të cilën e mposhti në zgjedhje pasi paraqiti një koncept të ri dhe mori mbështetjen e qytetarëve.

Mickoski u shpreh se krahasimi mes dy viteve të para të qeverisë aktuale dhe periudhës përkatëse të qeverisë së mëparshme tregon një diferencë të konsiderueshme: rreth 1 miliard e 400 milionë euro investime të huaja për qeverinë e tij, kundrejt afërsisht 750 milionë eurove të regjistruara nga qeveria e kaluar. “Shifrat janë të qarta, diferenca është e madhe”, tha Mickoski.

të fundit

Aksident ajror në Peru, 8 viktima pas rrëzimit të helikopterit ushtarak, shpëton vetëm piloti

Tetë persona kanë humbur jetën pas rrëzimit të një helikopteri ushtarak të tipit Mi-17 në rajonin Ayacucho të Perusë. I…

8 minutes ago

Kapet në Qipro i dyshuari për ekzekutimin e bujshëm në Athinë, si u identifikua “Kinezi” pas atentatit

Autoritetet greke kanë vënë në pranga një prej personave të dyshuar për vrasjen e Vangelis Zambounis, i njohur në botën…

9 minutes ago

Eriku largohet nga gara pas televotimit

Ky është banori i pafat që u eliminua sonte! [...]Read More...

10 minutes ago

Valdrina përplaset me banorët e Big Brother VIP Kosova: “Flaka ju daltë

“Flaka ju daltë” - Valdrina ua plas në fytyrë të gjithë banorëve! [...]Read More...

10 minutes ago

Përplasje në BIG, Anjeza e cilëson Valdetin “të paburrë

Anjeza nuk kursehet, e quan “të paburrë” Valdetin në BIG [...]Read More...

10 minutes ago

Arlinda i dërgon një mesazh të drejtpërdrejtë Valdetit: “Kur ta nxo gruan, ta nxo përnime

Arlinda nuk përmbahet, i drejtohet Valdetit: “Kur ta nxo gruan, ta nxo përnime” [...]Read More...

11 minutes ago