Kryeministri Hristijan Mickoski deklaroi sot se sistemi pensional në vend është i qëndrueshëm dhe i sigurt, duke u bërë thirrje pensionistëve të mos shqetësohen. Sipas tij, për momentin nuk parashikohet rritje e moshës së pensionimit.
None found
Mickoski tha se Qeveria i shqyrton të gjitha propozimet dhe vërejtjet që lidhen me reformat, por vendimi përfundimtar i takon asaj. Ai nënvizoi se qëndrueshmëria financiare nuk duhet të sigurohet përmes kufizimit të të drejtave të qytetarëve, por duke identifikuar fondet që keqpërdoren dhe duke i orientuar ato drejt nevojave reale.
Në këtë kuadër, kryeministri iu referua reformës në sektorin e mbrojtjes sociale, ku, sipas tij, janë konstatuar parregullsi të rëndësishme.
“Kemi përfitues fantom ose përfitues që, sipas të gjitha parametrave, nuk duhet të jenë përfitues të ndihmës minimale të garantuar ose të sigurimit social. Kjo nuk është një shumë e vogël parash, nëse e analizoni në bazë vjetore, do të arrini në një shifër midis një miliard dhe një miliard e gjysmë denarë”, u shpreh Mickoski, duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari për nevojën e reformimit të sistemit pensional.
Si tjetër shembull të ndikimit të reformave të Qeverisë, ai përmendi SHA EMV. Mickoski tha se në disa sektorë të kompanisë po zhvillohen inspektime të detajuara, ndërsa rezultatet financiare kanë ndryshuar: nga një humbje prej 180 milionë eurosh në të kaluarën, kompania tashmë ka shënuar bilanc pozitiv në tre tremujorët e parë të këtij viti dhe një fitim prej rreth 6.5 milionë eurosh./Telegrafi/
Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, priti në takim shefin e Misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadorin Gerard…
Qeveria e Kosovës ka prezantuar sot projektbuxhetin për vitin 2027 prej 4,27 miliardë euro. Kryeministri Albin Kurti tha se projektbuxheti…
Flamurtari - KukësiKa përfunduar pjesa e parë e ndeshjes Flamurtari – Kukësi, e vlefshme për javën e 9-të në Kategorinë…
Struga Trim Lum ka triumfuar në derbin e madh ndaj Vardarit, duke fituar me rezultat 0-1 në udhëtim, në kuadër…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në mbledhjen e nëntë të Qeverisë së Kosovës, ka bërë të ditur se Projektbuxheti për…
Një 36-vjeçar nga Shkodra, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje të mbetur në tentativë dhe armëmbajtje pa leje, është…