Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, reagoi ndaj deklaratës së presidentes së Bullgarisë, Iliana Jotova, e cila tri ditë më parë e përmendi atë në kuadër të fazës së re të marrëdhënieve mes Shkupit dhe Sofjes.
None found
“Faleminderit për këshillën. Në rininë time kam kaluar shumë vite në BE dhe i njoh shumë qartë vlerat e Konrad Adenauerit dhe Robert Schumanit. Megjithatë, supozoj se disa shtete anëtare, të rehatuara në kolltukët e tyre në Bruksel, i kanë harruar këto vlera pasi u anëtarësuan”, deklaroi Mickoski.
Ai i bëri këto komente gjatë hapjes së kopshtit të ri “8 Prilli” në Komunën e Shuto Orizarës. Reagimi erdhi pas qëndrimit të Jotovës për takimin e nesërm mes ministrave Timço Mucunski dhe Velislava Petrova. Presidentja bullgare tha se, që dialogu të jetë serioz, Mickoski duhet ta studiojë me kujdes politikën evropiane të zgjerimit dhe se Shkupi duhet të heqë dorë nga paraqitja e çështjes si një problem dypalësh./Telegrafi/
Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci, është takuar me gjeneralmajorin Christian Nawrat, zëvendëskomandant për Integrim në Komandën e Ushtrisë…
Analizat e ADN-së konfirmuan identitetin e tre personave të zhdukur gjatë luftës në Kosovë, mbetjet mortore të të cilëve u…
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se janë identifikuar mbetjet mortore të tre qytetarëve shqiptarë,…
Emërimi i Lumturie Lipovecit në pozitën e këshilltares në Ambasadën e Kosovës në Hagë të Holandës është bërë me vendim…
Kuvendi i hapi rrugën propozim-Ligjit për abrogimin e bashkësisë që koordinon shërbimet e sigurisë. Në trupin amë, Kuvendi procedoi për…
Deputetja e pavarur Marjana Koçeku e ftuar në studion e emisionit Prime Neës24 ka folur në lidhje me qëndrimet kritike…