Presidentja e Bullgarisë, Ilijana Jotova, deklaroi se Sofja është e gatshme të zhvillojë bisedime me Maqedoninë e Veriut, por pa ultimatume dhe pa cenuar parimet e politikës evropiane.
None found
Ajo i kërkoi kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, të mos e trajtojë mosmarrëveshjen me Bullgarinë si një çështje thjesht dypalëshe.
Qëndrimi i Jotovës u bë publik pas deklaratave të Mickoskit dhe presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, gjatë vizitës së kësaj të fundit në Shkup.
Jotova u shpreh “moderatisht optimiste” dhe njoftoi se do t’i kërkojë ministres së Jashtme bullgare, Petkova Çamovës, t’i paraqesë notën diplomatike të dërguar nga ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Timço Mucunski. Në këtë dokument kërkohet zhvillimi i një takimi në Sofje.
Presidentja bullgare tha se shpreson që von der Leyen të ketë qenë “jashtëzakonisht e prerë” në bisedën me Mickoskin. Sipas saj, përpara çdo zhvillimi të mëtejshëm duhet të zgjidhet edhe rasti i Iva Mihajlovës.
“Ende nuk i di detajet e bisedës kokë më kokë me zonjën von der Leyen. Shpresoj që këtë herë ajo të ketë qenë jashtëzakonisht e prerë. Që kjo bisedë të jetë serioze, zoti Mickoski duhet ta lexojë shumë mirë politikën evropiane në lidhje me zgjerimin. Republika e Maqedonisë së Veriut duhet të harrojë se kjo është çështje bilaterale, siç ai përpiqet ta paraqesë. Ne gjithmonë kemi qenë të hapur për bisedime me ta, por bisedime pa ultimatume dhe pa lëshime nga politika evropiane. Bullgaria është pjesë e Bashkimit Evropian dhe nuk mund të lejojmë që një vend që ka nisur rrugën evropiane të mos i pranojë vlerat dhe parimet e Bashkimit Evropian, e aq më pak të flasë me ton ultimativ. Megjithatë, mbetemi moderatisht optimistë”, deklaroi Jotova.
Një ditë më parë, kryeministri Hristijan Mickoski tha se refuzimi i takimit nga Bullgaria do të shërbente si konfirmim i mëtejshëm i tezave të Qeverisë së tij. Ai e konsideroi të pamatur një vendim të tillë nga Sofja, megjithëse theksoi se pranimi ose jo i ofertës mbetet një e drejtë sovrane e palës bullgare.
Mickoski deklaroi gjithashtu se, ndonëse nuk ishte i kënaqur me mesazhin e von der Leyen për ndryshimet kushtetuese, takimi me të kishte qenë miqësor dhe pozitiv. Propozimin për zhvillimin e një takimi bilateral në Sofje ai e cilësoi si konstruktiv.
Është ndarë nga jeta në moshën 78-vjeçare diplomati, ish-deputeti dhe publicisti Bashkim Zeneli. Ai ka ndërruar jetë në një spital…
Milani dhe Interi kanë rënë dakord për një marrëveshje për të drejtat e emrit me kompaninë e sigurimeve Generali për…
Sekretariati i Etikës ka përjashtuar me 10 ditë nga punimet e Kuvendit, kreun e PD, Sali Berisha një ditë pas…
Kryeministri Hristijan Mickoski gjatë një paraqitjeje në emisionin “Vetëm intervistë” në televizionin Kanal 5 paralajmëroi arrestime të tjera të ish-funksionarëve…
Gjykata Supreme e Kosovës e ka shpallur të paligjshëm dhe e ka shfuqizuar paragrafin 3 të nenit 17 të udhëzimit…
Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, u ka dërguar përgjigje zyrtare Bledi Çuçit dhe Fatmir Xhafajt për transferimin e kryebashkiakut të…