Categories: maqedoni

Mickoski: Disa shtete të BE-së synojnë të prekin identitetin e Maqedonisë së Veriut

Kryeministri Hristijan Mickoski deklaroi se Maqedonia e Veriut beson te vlerat evropiane dhe do të vijojë përpjekjet për të gjetur një zgjidhje për ngërçin aktual. Ai i bëri këto komente gjatë Samitit “Konkordia” në Nju Jork, i cili po mbahet paralelisht me Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Të lidhura

None found

Gjatë një paneli me zëvendëskryeministren e Gjeorgjisë, Maka Botçorishvilli, Mickoski foli për pengesat që ka hasur procesi i integrimit evropian. Sipas tij, disa vende anëtare të BE-së po përpiqen ta përdorin këtë proces për të ndryshuar identitetin maqedonas.

“Rrugëtimin tonë e nisëm pothuajse dy dekada e gjysmë më parë, por për fat të keq disa arsye artificiale na penguan të anëtarësoheshim në BE. Ndoshta një ditë do ta arrijmë këtë pikë të rëndësishme. Deri atëherë, zhgënjimi i qytetarëve maqedonas është i madh, pasi në të kaluarën kemi bërë shumë lëshime: kemi ndryshuar flamurin, kemi amenduar disa herë Kushtetutën dhe kemi ndryshuar edhe emrin kushtetues. Për ne, kjo duket si një histori që nuk ka fund”, tha Mickoski.

Ai nënvizoi se, sipas tij, disa shtete anëtare të Bashkimit Evropian nuk synojnë ndryshimin e institucioneve të RMV-së, por të identitetit të vendit.

“Fatkeqësisht, disa vende anëtare po përpiqen të zgjidhin çështje dypalëshe dhe, në vend që të kërkojnë ndryshimin e institucioneve tona, kërkojnë të ndryshojnë identitetin tonë. Kështu jemi vendosur përballë një presioni: ose jeni brenda, ose jeni jashtë. Ndërsa nëse doni të jeni brenda, duhet të pranoni atë që kërkohet prej jush”, u shpreh Mickoski.

I pyetur për ekzistencën e mesazheve pozitive nga Brukseli, kryeministri tha se qëndrimet e përcjella në samitin e BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor në Tivat ishin jashtëzakonisht pozitive.

të fundit

PSG-ja mposht Villarrealin me gjashtë gola dhe ruan ecurinë perfekte në Ligën e Kampionëve

Paris Saint-Germaini ka dhuruar një tjetër paraqitje spektakolare në Ligën e Kampionëve, duke e mposhtur Villarrealin me rezultat të thellë…

4 minutes ago

Izraeli paralajmëron SHBA-në dhe vendet e Gjirit për rrezikun e armëve kimike iraniane

Izraeli ka paralajmëruar Shtetet e Bashkuara dhe vendet e Gjirit për mundësinë që Irani të përdorë armë kimike, duke pretenduar…

16 minutes ago

“E marketoi vetë, ka dashur ta djegë”, Artan Hoxha tregon pse e nxorri Veliaj emrin e Arbër Hajdarit

Gazetari Artan Hoxha, deklaroi në emisionin “Të Paekspozuarit” në Vizion Plus se Erion Veliaj e ka marketuar vetë Arbër Hajdarin,…

18 minutes ago

Neuer ngjitet në vendin e tretë për paraqitje në Champions, pas Ronaldos dhe Casillasit

Manuel Neuer ka shkruar një tjetër kapitull në historinë e Ligës së Kampionëve, duke tejkaluar Lionel Messin dhe Thomas Müllerin…

22 minutes ago

Audioincizim i ri i bisedës së Arlinda Zekajt me policin: I tha të kthehej në shtëpi, edhe pse personat për të cilët pyeste do të ishin aty

Një bisedë tronditëse mes Arlinda Zekajt dhe një zyrtari policor zbulon momentet kur ajo kërkonte të dinte nëse duhej të…

30 minutes ago

Në Konferencën e Sigurisë në Berlin, Hoxhaj kërkon anëtarësimin e Kosovës në NATO

Ish-kryediplomati, Enver Hoxhaj, ka marrë pjesë në debatin e nivelit të lartë “Angazhimi i besueshëm në Jug”, në kuadër të…

30 minutes ago