Categories: maqedoni

Mësuesit kërkojnë shtyrje, shqetësim për mbylljen e klasave shqipe në Maqedoninë e Veriut

Ndonëse institucionet përgjegjëse deklarojnë se interesi për shkollat profesionale është në rritje, gjendja në terren paraqitet ndryshe. Në shkollën e mesme profesionale “Boro Petrushevski” në Shkup, disa paralele në gjuhën shqipe janë përballë rrezikut të mbylljes për shkak të numrit të pamjaftueshëm të nxënësve. Mësimdhënësit paralajmërojnë se kjo situatë mund t’i lërë edhe pa vende pune.

Të lidhura

None found

Në vend të 200 nxënësve të paraparë për regjistrim, gjatë dy afateve të para janë regjistruar vetëm 164. Vështirësia më e theksuar paraqitet te drejtimet e komunikacionit. Në profilet “Komunikacion rrugor” dhe “Shpedicion” janë regjistruar vetëm nga 8 nxënës, ndërsa minimumi i përcaktuar nga Ministria e Arsimit është 12 nxënës për një klasë.

“Nga vendimet që kemi mar këtë vit nga ministria e arsimit thuhet shumë qartë se për të mbijetuar një klasë numri duhet të jetë 12 nxënës kështu që ne me këto statistika të nxënësve rrezikojmë që gati tre parale të zhduken nëse nuk ndryshohet ndonjë vendim nga Ministria e Arsimit, nëse nuk kanë mirkuptim. Unë do të kisha apleuar te Mnistria e Arsimit sepse ajo ka çelësin e funksionimit të paraleleve. Është pak problem sepse Ministria e Arsimit e llogarit afatin e dytë si afat përmbyllës dhe atje bëhet prerja e paraleleve. Ne kemi edhe një afat më 20 gusht”. – Kastriot Kasapi, mësimdhënës, shkolla profesionale QSHA “Boro Petrushevski”.

Sipas Kastriot Kasapit, mbyllja e këtyre paraleleve do të sillte pasoja edhe për stafin arsimor. Ai thotë se mungesa e nxënësve rrezikon fondin e orëve si për profesorët e lëndëve profesionale, ashtu edhe për ata të lëndëve të përgjithshme.

“Një profesor i lëndës proefesionale i ka 3 ose 4 orë në javë. Paramendoni një drejtim mos të jetë, po e marim si shembull shpedicionin, aty i pamundësohet fondi i orëve dhe mund ta ngelin edhe pa punë, Jo vetëm të lëndëve profesionale por edhe te lëndët e përgjithshme: histori, anglisht, matematikë, gjuhë shqipe, me një fjalë të gjithë jemi të rrezikuar tej mase”. – Kastriot Kasapi, mësimdhënës, shkolla profesionale QSHA “Boro Petrushevski”.

Nga ana tjetër, drejtori i shkollës Aleksandar Strezov shprehet se interesimi i nxënësve është përqendruar më shumë te makineria dhe te profilet katërvjeçare. Ai njëkohësisht kërkon që shteti të ofrojë më shumë përkrahje financiare për arsimin profesional.

“Drejtimi i makinerisë, tradicionalisht edhe këtë vit, si ai trevjeçar ashtu edhe ai katërvjeçar, tërhoqi interes më të madh nga nxënësit, ndërsa drejtimi i komunikacionit pati disi më pak interes, por numri i përgjithshëm është ky. Disa drejtime kërkojnë investime të mëdha, veçanërisht në laboratorë. Ne përpiqemi ta realizojmë këtë në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, por edhe me sponsorë. Megjithatë, mund të them se ka ende shumë nevojë për financime në shkollat e mesme profesionale.” – Aleksandar Strezov, drejtor i shkollës profesionale QSHA “Boro Petrushevski”.

Afati i 20 gushtit shihet si mundësia e fundit për regjistrime të reja, por në të mund të marrin pjesë vetëm semimaturantët që kanë riprovime. Drejtuesit e shkollave profesionale vlerësojnë se e vetmja mënyrë për t’i shpëtuar paralelet me numër të ulët nxënësish mbetet vendimi i Ministrisë së Arsimit, në rast se ajo ul pragun e kërkuar të nxënësve për klasë. /Alsat.mk

të fundit

Rama në intervistën për ZDF: Protestën e respektoj, por jo ata që u japin të tjerëve leksione, investimi 4 miliardë euro nuk refuzohet thjesht me “jo”

Kryeministri Edi Rama, në një intervistë për ZDF, është ndalur te protestat, përplasja mes politikës, ruajtjes së natyrës dhe investimeve,…

6 minutes ago

Protesta mbarëkombëtare në Tiranë, Diaspora i bashkohet tubimit në sheshin “Skënderbej”: kërkohet dorëheqja e Ramës

TIRANË- Sot mbahet protesta mbarëkombëtare. Qytetarët kanë nisur organizimet më herët se orari zyrtar i protestës e cila ishte njoftuar…

7 minutes ago

European Democrats Support the Protests in Tirana: Europe Should Stand by the Young People Raising Their Voices

Partia Demokratike Evropiane (PDE/EDP) ka reaguar për protestat që po zhvillohen në Tiranë, duke theksuar se demokracia nuk duhet t’i…

10 minutes ago

54-year-old dies in Otranto after saving his two 8-year-old twins from the sea

Një episod i rëndë është shënuar në plazhet e Otrantos, ku një 54-vjeçar humbi jetën pasi arriti t’i nxirrte nga…

11 minutes ago

Rozeta Hajdari: Defamation Will Not Stop Reforms in the Oil Market, We Will Pursue Legal Action

Ish-ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ka reaguar ndaj, siç i ka quajtur ajo, “fushatës së koordinuar të…

11 minutes ago

Citizens support stronger new measures for electric scooters

Qytetarët mirëpresin ndryshimet ligjore, që parashohin masa më të rrepta për përdoruesit e trotineteve elektrikë. Ata thonë se ky mjet…

12 minutes ago