Një rritje prej më shumë se 97 për qind të tarifës së shërbimit ka kërkuar MEPSO-ja, në kuadër të procesit për përcaktimin e çmimeve të reja të energjisë elektrike, të cilat pritet të zbatohen nga 1 janari i vitit të ardhshëm.
Propozimi i është dorëzuar Komisionit Rregullator për Energjetik (KRRE), institucioni që do të shqyrtojë kërkesat e kompanive energjetike dhe do të vendosë për tarifat e reja.
None found
Megjithatë, ndikimin më të madh në çmimin përfundimtar që paguajnë familjet pritet ta ketë oferta e ESM-së, përkatësisht tarifa me të cilën kompania shtetërore do t’ia shesë energjinë furnizuesit universal EVN Home.
Aktualisht, EMV-ja i shet EVN Home-it energji elektrike me çmim prej 65 eurosh për megavat-orë. Nëse kjo tarifë ndryshon, ndryshimi mund të ndikojë në përllogaritjen e shumës përfundimtare që u faturohet konsumatorëve.
Kërkesa e MEPSO-s për ta afruar tarifën e shërbimit në dyfish ngre pikëpyetje për ndikimin e saj në faturat e energjisë. Sidoqoftë, një shtim prej 97 për qind i kësaj tarife nuk nënkupton se faturat e amvisërive do të pësojnë rritje të njëjtë. Shuma përfundimtare do të përcaktohet nga vendimi i KRRE-së, çmimi i shitjes së energjisë nga EMV-ja dhe kostot e tjera të rregulluara që përfshihen në faturë./Telegrafi/
Glen DajaGlen Daja mori ditën e sotme detyrën si trajneri i ri i Elbasanit, duke pasuar Ivan Gvozdenic [...]Read More...
Banka Qendrore Evropiane paralajmëron se çmimet e ushqimeve në Evropë mund të rriten sërish gjatë vitit 2027, për shkak të…
Ballkani është mësuar ta nisë kampionatin me ritëm të lartë dhe të jetë protagonist në garën për titullin e kampionit…
Hetimi në SHBA ndaj Richard Grenell, për shkak të dyshimeve për përvetësim të miliona dollarëve nga një donacion për Qendrën…
Mandati i dytë si kryetar i Prishtinës dhe rikthimi i saj pas 12 vitesh nën qeverisjen e LDK-së, e ka…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur sot në takim shefin e Zyrës së Bashkimit Europian, atë të EULEX-it, ambasadorë…