Gjatë vitit 2025, policia thirri në stacion 1.201 fëmijë në konflikt me ligjin. Shifra është 45 më e ulët, ose 4 përqind më pak, se ajo e vitit 2024, kur u regjistruan 1.246 fëmijë. Të dhënat janë pjesë e Raportit Vjetor mbi Situatën në Fushën e të Drejtave të Fëmijëve dhe Delikuencës së të Miturve, hartuar nga Këshilli Shtetëror për Parandalimin e Delikuencës së të Miturve dhe Drejtësinë për Fëmijë, raportoi “DW” në gjuhën maqedonase.
Dokumenti pasqyron gjendjen për vitin 2025 përmes 40 treguesve, të bazuar në të dhënat e dorëzuara nga 87 institucione. Treguesit janë plotësuar dhe përshtatur sipas ndryshimeve të bëra në Ligjin për Drejtësinë për Fëmijë.
None found
Sipas raportit, numri i fëmijëve në rrezik ra me 50 përqind, por kjo lidhet me ndryshimin e metodologjisë. Kategoria, që më parë përfshinte moshat 6 deri në 18 vjeç, tashmë mbulon fëmijët deri në moshën 14-vjeçare; për grupin 14–18 vjeç është përcaktuar një tregues më vete. Ndryshimi metodologjik shpjegon edhe pakësimin e vajzave të evidentuara si në rrezik.
Rritja më e theksuar e numrit të fëmijëve viktima u regjistrua në gjykata, ku shifra u shtua me 118 përqind kundrejt vitit 2024. Në total, Ministria e Punëve të Brendshme regjistroi 694 viktima fëmijë, zyrat e prokurorive publike 629, gjykatat 404 dhe qendrat e punës sociale 334.
Nga vajzat e thirrura në polici, 107 u paraqitën si dëshmitare. Ndërkaq, 61 vajza u thirrën pas raportimit, që përbënin 21 përqind të numrit të përgjithshëm.
Këshilli raportoi se numri i fëmijëve autorë të kundërvajtjeve u rrit me 54 përqind krahasuar me vitin 2024, por ra me 31 përqind në raport me vitin 2023. Sa u përket ndalimeve, në vitin 2025 u ndaluan 50 përqind më pak fëmijë se një vit më parë, kur u regjistruan 149 raste. Megjithatë, shifra mbetet mbi nivelin e vitit 2023, kur u ndaluan 50 fëmijë./Telegrafi/
Këngëtarja amerikane Taylor Swift ka shënuar një tjetër arritje të rëndësishme në karrierën e saj, duke u pranuar zyrtarisht në…
Ceremonia e Topit të Artë 2026 nuk tërhoqi vëmendje vetëm për çmimet dhe yjet e futbollit, por edhe për orët…
Mounir Nasraoui, babai i yllit të Barcelonës, Lamine Yamal, është përfshirë në një incident të dyshuar në aeroport, pak para…
Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski theksoi se deri më tani janë bërë dy gjëra, shoferët trajtohen si profesionistë…
Romano Floriani Mussolini, 23-vjeçari që është stërnipi i diktatorit fashist italian Benito Mussolini, ka shënuar golin e tij të parë…
Qeveria franceze shqyrtoi mundësinë e kufizimit të aksesit në rrjetet sociale, madje edhe të ndërprerjes së internetit celular në zona…