Categories: kosovë

Çeku diskuton me Parlamentin Studentor të UP-së për Strategjinë e Arsimit 2035+

Hajrulla Çeku, ministër i Arsimit dhe Shkencës, u takua me një delegacion të Parlamentit Studentor të Universitetit të Prishtinës për të diskutuar përfshirjen e studentëve në hartimin e Strategjisë së re të Arsimit 2035+.

Të lidhura

None found

Çeku nënvizoi se studentët duhet të marrin pjesë aktivisht në debatet publike dhe në hartimin e politikave arsimore. Sipas tij, angazhimi i tyre ndihmon që strategjia të reflektojë nevojat dhe vizionin e të rinjve.

Biseda përfshiu edhe gjendjen e arsimit të lartë, përfshirë ndihmën financiare për studentët, skemat e bursave dhe përmirësimin e kushteve të studimit e të jetesës.

Përfaqësuesit e Parlamentit Studentor paraqitën shqetësime lidhur me infrastrukturën universitare, kushtet e banimit në konvikte dhe shërbimet e Qendrës së Studentëve.

Në fund të njoftimit thuhet se takimi rikonfirmoi përkushtimin e Ministrisë për dialog të vazhdueshëm me studentët, në mënyrë që zëri i tyre të jetë pjesë përbërëse e reformave në arsim.

të fundit

Vizita e Listës Studentore të Serbisë në Kosovë diskutohet në Komisionin për Siguri

Vizita e përfaqësuesve të Listës Studentore të Serbisë në Kosovë ka nxitur diskutime në Komisionin parlamentar për Çështje të Sigurisë…

7 minutes ago

Bordi i Transparencës ndryshon çmimet e karburanteve, ja sa do të shiten nafta dhe benzina

Ditën e sotme, Bordi i Transparencës, ka vendosur çmimet e reja të shitjes së naftës dhe benzinës në vend, në…

7 minutes ago

Transporti urban kërkon TVSH 6% për vitin 2027, kundër propozimit për rritje në 21%

Shoqata Kombëtare e Transportit Urban kundërshton rritjen e propozuar të Tatimit mbi Vlerën e Shtuar (TVSH) nga 20% në 21%…

15 minutes ago

Avokati i Popullit ngre shqetësimin për ndotjen e ajrit në Kosovë dhe mangësitë institucionale

Ndotja e ajrit vazhdon të jetë një nga sfidat kryesore mjedisore dhe të shëndetit publik në Kosovë. Kështu vlerëson Avokati…

17 minutes ago

Kuvendi i Kosovës mblidhet të mërkurën në seancë të jashtëzakonshme plenare

Kuvendi i Kosovës do të mbajë seancë të jashtëzakonshme plenare të mërkurën, më 11 nëntor 2026. Seanca do të mbahet…

18 minutes ago

Bullgari, mbi 50 automjete përplasen në autostradë; të paktën 10 të vdekur dhe 50 të plagosur (Video)

Një aksident i rëndë me pasoja tragjike është regjistruar mëngjesin e kësaj të marte në juglindje të Bullgarisë, ku rreth…

21 minutes ago