Categories: maqedoni

Kasami këmbëngul për zgjerimin e qeverisë, pavarësisht mohimeve të Selës dhe Shabanit

Sado që Ziadin Sela e ka hedhur poshtë kategorikisht këtë mundësi, bashkëkryetari i VLEN-it, Bilall Kasami, vijon të pohojë se ka linja komunikimi dhe negociata për futjen e Lidhjes Shqiptare në ekzekutiv, raporton Tv21.

Të lidhura

None found

Kasami ka dhënë sqarime duke theksuar se bisedimet nuk synojnë integrimin e LSH-së në koalicionin VLEN, por anëtarësimin e saj në qeveri. Ai njoftoi se lëvizje konkrete do të ketë pas rikthimit të kryeministrit Mickoski dhe zëvendëskryeministrit nga udhëtimi në Shtetet e Bashkuara.

“Komunikimi ekziston dhe me t’u kthyer kryeministri dhe zv/kryeministri nga SHBA-ja, do të materializohet diçka më e prekshme. Natyrisht, gjatë bisedimeve, secila palë shpreh qëndrimet e veta. Përfaqësuesit e Lidhjes Shqiptare kanë kërkesat dhe opinionet e tyre për pjesëmarrje në qeveri. E përsëris edhe një herë, nuk është çështja që ata të hyjnë në VLEN, por diskutimi ka qenë për t’iu bashkuar kabinetit qeveritar”, deklaroi Kasami.

Megjithatë, në emisionin Click Plus, Ziadin Sela e mohoi prerazi një skenar të tillë, duke deklaruar se kurrë nuk do të pranonte të mbante mbi supe atë që ai e cilësoi si “damkën e tradhtisë”. Ai madje u drejtoi një apel deputetëve shqiptarë që të distancoheshin nga kjo rrugë, duke paralajmëruar për pasoja që kapërcejnë politikën aktuale dhe prekin të ardhmen e brezave të ardhshëm.

“Ziadin Sela nuk ka për të turpëruar as fytyrën e tij, as të paraardhësve të vet. Unë vulën dhe njollën e tradhtisë nuk ia vendos vetes”, u shpreh Sela me ton të prerë.

Lidhur me spekulimet për një kalim të mundshëm të disa anëtarëve nga Aleanca për Shqiptarët (ASH) drejt VLEN-it, Kasami konfirmoi se edhe për këtë çështje ka pasur kontakte.

“Unë kam thënë se ka bisedime dhe komunikim, por tani deklaratat dhe veprimet e personave të veçantë duhen parë në një hark më të gjatë kohor që të kuptojmë nëse ajo që them unë është e saktë apo jo,” shtoi Kasami.

Nga ana tjetër, Isen Shabani i ASH-së i mohoi këto pretendime në të njëjtin televizion, duke nënvizuar se nuk ka zhvilluar asnjëherë bisedime politike dhe nuk i është propozuar asnjë detyrë zyrtare.

“Po të flasim në mënyrë personale për mua, jini plotësisht të sigurt se as nuk ka patur bisedime, as nuk do të ketë, dhe as nuk më është ofruar ndonjë pozitë”, deklaroi prerë Shabani.

Sa u përket zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, bashkëkryetari i VLEN-it tha se janë gati për një skenar të tillë, por theksoi se momentalisht vëmendja është përqendruar te përmbushja e projekteve dhe premtimeve të dhëna. Ai u shpreh plotësisht i bindur se edhe në rast se shkohet në votime, VLEN do të dalë fituese dhe do të mbajë pozitat e saj në qeveri. (Tv21)

të fundit

Kurti congratulates Albanians after elections in Serbia and comments on Vučić’s defeat

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka përshëndetur rezultatet preliminare të zgjedhjeve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, duke e cilësuar arritje…

3 hours ago

Agron Shehaj: after Vuçiç’s defeat, Edi Rama is next! No autocrat can escape the power of youth

Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, ka reaguar pas rezultateve të zgjedhjeve në Serbi, duke e cilësuar humbjen e Aleksandër…

3 hours ago

Agron Shehaj: Pas humbjes së Vuçiçit, radha i vjen Edi Ramës! Asnjë autokrat nuk i shpëton forcës së rinisë

Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, ka reaguar pas rezultateve të zgjedhjeve në Serbi, duke e cilësuar humbjen e Aleksandër…

3 hours ago

Kurti përgëzon shqiptarët pas zgjedhjeve në Serbi dhe komenton humbjen e Vuçiqit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka përshëndetur rezultatet preliminare të zgjedhjeve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, duke e cilësuar arritje…

3 hours ago

Supreme Court orders Brazil presidential vote extended by two hours

Gjykata Supreme e Brazilit ka urdhëruar një zgjatje dy-orëshe të votimit në zgjedhjet presidenciale, të cilat fillimisht ishin planifikuar të…

3 hours ago

Salianji on Serbia’s elections: Vuçiç has fallen, Rama remains the last autocrat in the Balkans

Ervin Salianji ka reaguar pas rezultateve paraprake të zgjedhjeve parlamentare në Serbi, ku Lista Studentore ka siguruar epërsi ndaj forcës…

3 hours ago