Categories: maqedoni

LSDM: Huaja e re e qeverisë e çon borxhin publik mbi 63% të BPV-së

LSDM-ja ka akuzuar qeverinë dhe kryeministrin Hristijan Mickoski se po e zhyt vendin në borxhe të reja. Sipas kësaj partie, paralajmërimet e saj të mëparshme po bëhen realitet, pasi Maqedonia e Veriut po merr një hua të re prej 250 milionë eurosh.

Të lidhura

None found

Partia opozitare deklaron se në seancën e zhvilluar më 29 shtator, qeveria e Mickoskit ka miratuar huamarrje deri në 250 milionë euro përmes emetimit të letrave me vlerë të borxhit në tregun financiar ndërkombëtar. Sipas LSDM-së, këto mjete do të përdoren për mbështetjen e buxhetit.

“Deri në fund të këtij viti do të merren hua të reja në vlerën 250 milionë euro, ndërsa në vitin 2026 nuk ka më borxhe për t’u paguar. Kjo hua nuk merret për shlyerjen e borxheve, por për pensionet dhe pagat, sepse në Buxhet nuk ka para, si dhe, sigurisht, për tenderë kriminalë”, thuhet në reagimin e LSDM-së.

LSDM-ja pretendon se, pas kësaj huamarrjeje, borxhi publik ka arritur në 11 miliardë euro. Sipas saj, nëse llogariten edhe detyrimet e fshehura ndaj PESR-së dhe ndërmarrjeve të tjera publike, borxhi e tejkalon nivelin prej 63% të BPV-së.

Partia thekson gjithashtu se deficiti në buxhet arrin në 900 milionë euro, ndërsa mungesa në Fondin Pensional është 1 miliard euro. “Gjendja me buxhetin dhe thesarin kombëtar është katastrofike”, deklarojnë nga LSDM.

Opozita vlerëson se, në mungesë të rezultateve ekonomike, Mickoski po i çon qytetarët drejt “skllavërisë së borxhit”. Sipas LSDM-së, brenda vetëm dy vitesh ai e ka rritur borxhin me 4 miliardë euro, shumë kjo që përbën gjysmën e borxhit të përgjithshëm të vendit nga pavarësia deri më sot./Telegrafi/

Tags: LSDM

të fundit

Protestat vijojnë në Tiranë, qytetarët kundërshtojnë masat e propozuara nga Rama: “Kthim në komunizëm”

Qytetarët marshuan në rrugët e Tiranës, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Ndërkohë, kreu i qeverisë ka paralajmëruar ashpërsimin…

8 minutes ago

PS-ja do të marrë pjesë në konsultimet për zgjedhjet vendore, Balla thumbon PD-në për refuzimin e traditës

Partia Socialiste ka bërë të ditur se do të jetë e pranishme në takimet konsultative me Presidentin Bajram Begaj për…

9 minutes ago

Lazio e Gattusos në formë fantastike: pa humbje, gjashtë gola ndaj Sassuolos dhe në krye të Serie A

Lazio po kalon një formë të jashtëzakonshme nën drejtimin e Gennaro Gattusos. Skuadra romake triumfoi me rezultat bindës 6-2 në…

11 minutes ago

Navalnaya paralajmëron për afrimin mes regjimeve autoritare dhe së djathtës ekstreme në Evropë

E veja e opozitarit rus Alexei Navalny, Yulia Navalnaya, ka paralajmëruar për rritjen e bashkëpunimit mes regjimeve autoritare dhe partive…

17 minutes ago

Sofia Vergara dhe Dan Reynolds bashkë në darkë: Një foto ngjall aludime për romancë

Aktorja e njohur e serialit “Modern Family”, Sofia Vergara, dhe këngëtari i grupit “Imagine Dragons”, Dan Reynolds, janë fotografuar së…

18 minutes ago

MPB nënshkruan kontratë mbi 2.1 milionë euro për dokumente dhe sisteme, pas negocimit

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) ka nënshkruar kontratë në vlerë mbi 2.1 milionë euro për furnizim me dokumente blanko…

33 minutes ago