LSDM-ja opozitare akuzon Hristijan Mickoskin se, ndërsa publikon çdo ditë të dhëna optimiste për rritje prej 72% të pagave dhe 325% të pensioneve, realiteti tregon një ulje prej 1,163 denarësh të pagës mesatare neto.
None found
Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikave, paga mesatare brenda vetëm një muaji është zvogëluar me 1,163 denarë, ose 2.3 përqind.
“Nuk kanë nevojë për statistika për ta kuptuar rënien e standardit të jetesës, sepse qytetarët e përjetojnë atë çdo ditë në shtëpitë e tyre, përmes frigoriferëve dhe kuletave bosh. Paga mesatare mujore ka rënë me 1,163 denarë, ndërsa paga minimale prej 26,000 denarësh nuk mbulon as një të tretën e shportës së konsumatorit, e cila është rritur në 70,000 denarë. Çmimet e larta po pakësojnë çdo ditë buxhetet familjare”, deklarojnë nga LSDM-ja.
Partia opozitare e përshkruan këtë situatë si pasqyrën reale të “ekonomisë së tretë në Evropë” që promovon Mickoski. “Asnjë familje nuk mund ta paguajë faturën me matematikën e gëzueshme të Mickoskit. Pagë më e ulët, jetë më e shtrenjtë, xhepa bosh dhe frigoriferë bosh. Por le të flasim për gjërat e mira – një aeroplan i ri po vjen për Mickoskin”, shprehen nga LSDM-ja.
Në një intervistë për News24, deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi komentoi zhvillimet politike në vend, protestat studentore dhe situatën…
Si rezultat i bashkëpunimit të suksesshëm policor ndërkombëtar dhe shkëmbimit në kohë të informacionit operativ nga Byroja e Sigurisë Publike…
Disa javë pas ndërhyrjes kirurgjikale, Papa Leone XIV po e rimerr veten mirë dhe gradualisht po i kthehet ritmit të…
Biznesmeni i njohur, Behgjet Pacolli, ka dalë nga SPAK pas shtatë orësh. Siç raporton gazetarja Anila Hoxha ai ishte thirrur…
Artan Asllani nga Grupi Multietnik, në seancën e jashtëzakonshme të mbajtur për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës,…
Heshtje. Lista Serbe nuk është prononcuar pas humbjes së Partisë Përparimtare Serbe (SNS) të Aleksandar Vuçiqit në zgjedhjet parlamentare të…