LSDM bëri të ditur sot se ka paraqitur kallëzim penal lidhur me rastin e ujit të kontaminuar në Gostivar. Kallëzimi është ngritur kundër ministrit të Shëndetësisë, Sashko Klekovski, drejtoreshës së Institutit të Shëndetit Publik, Marija Andonovska, drejtorit të Inspektoratit Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor, Kiril Lazov, si dhe drejtorit të Qendrës për Shëndet Publik – Tetovë, Shpendi Ameti.
None found
Gjatë një konference për media, Jon Frçkoski, anëtar i Bordit Ekzekutiv të LSDM-së, deklaroi se partia kërkon përcaktimin e përgjegjësisë për ato që i cilëson si dështime dhe veprime jokompetente të institucioneve shëndetësore dhe inspektuese.
“Ka kaluar më shumë se një muaj, i gjithë qyteti i Gostivarit u helmua nga uji i kontaminuar. Pothuajse 5.000 qytetarë përfunduan në spital. Një katastrofë shëndetësore dhe një kolaps total i institucioneve”, deklaroi Frçkoski.
Sipas pretendimeve të LSDM-së, reagimi i institucioneve përgjegjëse ka qenë i vonuar, ndërsa qytetarët kanë konsumuar për 22 ditë ujë që partia e konsideron të pasigurt për shëndetin.
Frçkoski hodhi akuza edhe për mosveprim në kohë nga institucionet për përcaktimin e shkakut, megjithëse një numër i madh qytetarësh kishin raportuar probleme shëndetësore./Telegrafi/
Edlir TetovaEdlir Tetova dha një paralajmërim të fortë për mediat, pas duelit me Egnatian e cila përfundoi me humbje për…
Mbiemri Kvaratskhelia mund të bëhet sërish një emër i rëndësishëm në futbollin evropian. Tornike Kvaratskhelia, vëllai i vogël i yllit…
Gjatë ditës së nesërme do të protestohet në qytetin e Pejës, lidhur me vrasjen e Arlinda Zekajt nga Vitomerica e…
Sipas ekspertit të transferimeve Matteo Moretto, Real Madridi pritet të aktivizojë klauzolën e riblerjes për qendërmbrojtësin të Comos, Jacobo Ramon,…
Avokati Genc Gjokutaj ka komentuar transferimin e Erion Veliajt nga burgu i Durrësit në atë të Fierit, duke ngritur pikëpyetje…
Adelina Berisha nga Rrjeti i Grave të Kosovës, ka folur për protestat e organizuara pas rastit të Arlinda Zekajt, duke…