LSDM, partia opozitare, ka akuzuar Qeverinë e drejtuar nga Hristijan Mickoski se po dëmton në mënyrë të qëllimshme sistemin pensional në Maqedoninë e Veriut, ndërsa ka paralajmëruar se mungesa e mjeteve financiare mund të rrezikojë si pagesën e pensioneve, ashtu edhe funksionimin e shtyllës së dytë pensionale.
None found
Gjatë një konference për media, anëtarja e Këshillit Ekzekutiv të LSDM-së, Renata Mladenovska, tha se boshllëku financiar në Fondin për Sigurim Pensional dhe Invalidor (FSPI) ka arritur në 40 për qind. Sipas saj, në dyshim është vënë edhe e ardhmja e shtyllës së dytë pensionale.
Ajo përmendi edhe deklaratën e guvernatorit Trajko Sllaveski, i cili ka thënë se deri në 80 për qind e qytetarëve që do të pensionohen në periudhën 2030–2032 nuk do të mund të sigurojnë as pensionin minimal.
Sipas qëndrimit të LSDM-së, Qeveria po përgatit dobësimin ose heqjen e shtyllës së dytë pensionale, përmes rikthimit të kontributeve të punëtorëve nga fondet private te fondi shtetëror FSPI. Opozita vlerëson se një hap i tillë do t’i linte pensionistët e ardhshëm të varur vetëm nga buxheti i shtetit, i cili, sipas saj, tashmë përballet me vështirësi të mëdha financiare.
Mladenovska hodhi akuza edhe për rritjen e borxhit publik, duke thënë se Qeveria, vetëm në dy vjet, e ka shtuar atë me 2.5 miliardë euro. Ajo shtoi gjithashtu se deficiti buxhetor i parashikuar për gjithë vitin është konsumuar që në gjashtëmujorin e parë.
Të shtunën, më 21 nëntor, nga ora 12:00 deri në 14:00, në Ohër do të mbahet një protestë paqësore civile…
Spanja ka shprehur gatishmëri që të mos bëhet pengesë për afrimin e Kosovës me Bashkimin Evropian, pavarësisht se vazhdon të…
Milani ka synime të mëdha për afatin kalimtar të janarit dhe tashmë ka etiketuar një transferim të madh në mesfushë,…
Xherdan Shaqiri ka folur sërish për festimin e famshëm me shqiponjë në ndeshjen mes Zvicrës dhe Serbisë në Kupën e…
Presidenti rus, Vladimir Putin, ka bërë thirrje për forcimin e bashkëpunimit mes Rusisë, Kinës dhe Shteteve të Bashkuara, duke theksuar…
Një 44-vjeçar është arrestuar nga Policia e Korçës, pasi dyshohet se ka tentuar të grabisë një klinikë dentare, duke kërcënuar…