Categories: maqedoni

LSDM: Mungesa e mjeteve në buxhet vë në rrezik pensionet dhe shtyllën e dytë pensionale

LSDM ka akuzuar Qeverinë e drejtuar nga Hristijan Mickoski se po dëmton në mënyrë të qëllimshme dhe të vazhdueshme sistemin pensional në Maqedoninë e Veriut, ndërsa paralajmëron se mungesa e financave po rrezikon si pagesën e pensioneve, ashtu edhe funksionimin e shtyllës së dytë pensionale.

Të lidhura

None found

Në një paraqitje para mediave, anëtarja e Këshillit Ekzekutiv të LSDM-së, Renata Mladenovska, tha se mungesa e mjeteve në Fondin për Sigurim Pensional dhe Invalidor (PIOM) ka arritur në 40 për qind. Sipas saj, në dyshim është vënë edhe perspektiva e shtyllës së dytë pensionale.

Ajo përmendi edhe deklaratën e guvernatorit Trajko Sllaveski, i cili ka thënë se deri në 80 për qind e qytetarëve që do të pensionohen në periudhën 2030–2032 nuk do të mund të sigurojnë as pensionin minimal.

Sipas opozitës, Qeveria po përgatit dobësimin ose heqjen e shtyllës së dytë pensionale, përmes rikthimit të kontributeve të punëtorëve nga fondet private në fondin shtetëror PIOM. LSDM pretendon se një masë e tillë do t’i linte pensionistët e ardhshëm të varur vetëm nga buxheti i shtetit, i cili, sipas saj, tashmë është në gjendje të rëndë financiare.

Mladenovska akuzoi gjithashtu ekzekutivin se brenda vetëm dy vjetëve ka shtuar borxhin publik me 2.5 miliardë euro dhe se deficiti buxhetor i parashikuar për të gjithë vitin është harxhuar që në gjysmën e parë të tij.

Sipas vlerësimit të LSDM-së, arsyeja kryesore e kësaj gjendjeje janë, siç tha ajo, tenderët korruptivë partiakë. Ajo shtoi se mjetet që duhej të shkonin për pensione, shëndetësi, arsim dhe paga po përfundojnë te persona të afërt me pushtetin.

Opozita vlerëson se politikat e Qeverisë nuk rrezikojnë vetëm pensionet e pensionistëve aktualë, por edhe sigurinë financiare të gjeneratave që vijnë.

të fundit

Përparim Rama: Besoj se do të kandidoj për drejtimin e LDK-së

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, tha se është i gatshëm të përfshihte në garë për kryetar të LDK-së. Këtë paralajmërim…

1 minute ago

Tomë Gashi: Kurti e menaxhoi me mjeshtëri zgjedhjen e presidentes, PDK-ja do ta kishte të vështirë ta kundërshtonte Shiroka-Pulën

Avokati Tomë Gashi ka vlerësuar se kryeministri Albin Kurti e ka menaxhuar “në mënyrë brilante” procesin e zgjedhjes së presidentes…

2 minutes ago

Bardhi reagon ashpër pas arrestimeve në Tiranë: “Kë po dhunoni si kafshë, more të paburrë?!”

Arrestimet me forcë dhe rrethimi ushtarak i rrugëve të kryeqytetit pak çaste më parë kanë nxitur një reagim të ashpër…

9 minutes ago

Banorja e moshuar revoltohet pas ndërhyrjes së policisë te Medreseja: Të largohet Edi Rama, vendi t’i besohet të rinjve

Ndërhyrja e dhunshme e forcave të policisë në lagjet e kryeqytetit ka prekur drejtpërdrejt edhe banorët e moshuar dhe të…

12 minutes ago

Dukagjini dhe Drenica barazojnë 1-1 në javën e 10-të të Superligës

Dukagjini dhe Drenica kanë barazuar 1-1 në ndeshjen e vlefshme për javën e 10-të të Superligës së Kosovës, në një…

13 minutes ago

Protestueset akuzojnë policinë për dhunë: Goditjet u ndërprenë sapo u shfaqën mediat

Disa shoqe, që kanë qenë në protestë gjatë ditës së sotme denoncuan dhunën e policisë ndaj tyre. Një prej tyre…

13 minutes ago