LSDM-ja, duke reaguar për ndotjen e ujit në Gostivar, deklaron se i gjithë qyteti u helmua nga uji i kontaminuar dhe se mbi 4,700 qytetarë u shtruan në spital, ndërsa askush nga Qeveria nuk mbajti përgjegjësi.
None found
“Mickoski i siguroi personalisht qytetarët se uji ishte ‘teknikisht i saktë’ dhe se mund të përdorej, kurse tani Klekovski pranon se në të kishte ‘shumë baktere dhe viruse të ndryshme’. Nëse uji përmbante shumë baktere dhe viruse të ndryshme, mbi bazën e cilës analizë Mickoski deklaroi se ai ishte teknikisht i saktë? Kush ua lejoi qytetarëve përdorimin e tij? Kush firmosi se uji ishte i sigurt? Ku ndodhet raporti zyrtar?”, pyesin nga LSDM-ja.
Sipas partisë, nuk u publikua as edhe një analizë që do t’i vërtetonte deklaratat e Mickoskit. “Duket se kësaj qeverie nuk i nevojitej as dokument, as analizë dhe as nënshkrim. Ishte e mjaftueshme që ‘eksperti’ Mickoski të deklaronte se uji ishte i saktë. Shëndeti i qytetarëve nuk është diçka me të cilën mund të luhet”, theksojnë nga LSDM-ja.
“Nuk mund të ndodhë që 4,700 njerëz të përfundojnë në spital, një qytet i tërë të vihet në rrezik dhe institucionet të dështojnë, ndërsa përgjegjësi të mos mbajë askush. Bëhet fjalë për katastrofë shëndetësore dhe për kolaps të plotë institucional. Prokuroria Publike ka heshtur mjaft. Në vend që të shkojë në ekskursion, Saveski duhet të nisë menjëherë procedurë dhe të përcaktojë se kush nga Qeveria duhet të përgjigjet. Për helmimin e qytetarëve patjetër duhet të ketë përgjegjësi”, deklarojnë nga LSDM-ja.
Të hënën do të mësohet se cilin model të subvencionimit të shujtës studentore preferojnë studentët, pas përfundimit të referendumit studentor.…
Nesër, më 19 nëntor 2026, janë planifikuar ndërprerje të furnizimit me energji elektrike në disa lokacione në Tetovë dhe komunat…
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka marrë pjesë sonte në edicionin e gjashtë të aktivitetit kulturor të komuniteteve rom,…
Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka kritikuar në seancën plenare buxhetin e qeverisë, duke e akuzuar atë se braktis…
Revista amerikane “The Atlantic” i ka kushtuar një artikull të gjatë protestave në Shqipëri, duke analizuar se si kundërshtimi ndaj…
Një rast i mosrikthimit në institucionin e vuajtjes së dënimit është shënuar në burgun e Rrogozhinës. I dënuari Aurel (Artir)…