Categories: maqedoni

LSDM akuzon qeverinë për keqadministrim financiar, borxhi pranë 12 miliardë eurove

Partia opozitare LSDM ka ngritur akuza ndaj ekzekutivit për administrim të dobët të financave shtetërore, duke paralajmëruar se borxhi po shkon drejt shifrës 12 miliardë euro, çka përbën më shumë se 65% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

Të lidhura

None found

Sipas zëdhënëses së LSDM-së, Keti Shterjova, gjatë dy viteve të qeverisjes së Mickoskit janë kontraktuar rreth 4 miliardë euro hua të reja.

Ajo theksoi se borxhi i përgjithshëm i akumuluar nga të gjitha qeveritë në 35 vjet shtet të pavarur arrin rreth 8 miliardë euro, ndërsa Mickoski ka marrë hua gjysmën e kësaj shume në vetëm dy vjet, çka përbën një papërgjegjshmëri ekonomike dhe një ngarkesë të rrezikshme për qytetarët. Sipas saj, borxhi publik po i afrohet 12 miliardë eurove, ose mbi 65% të PBB-së, dhe interesi vjetor i paguar nga shteti është rritur nga 120 në rreth 350 milionë euro.

Shterjova shtoi se këto hua të reja nuk kanë sjellë as rritje të cilësisë së jetesës dhe as investime thelbësore në infrastrukturë.

Nga ana e qeverisë, këto pretendime janë cilësuar si të pabaza, duke i kërkuar LSDM-së të japë llogari për detyrimet që la gjatë periudhës kur qeveriste në koalicion me BDI-në.

të fundit

Dëgjimi për vrasjen e Arlinda Zekajt do të mbahet me dyer të mbyllura, vendos komisioni

Me shumicë votash, Komisioni Hetimor për vrasjen e Arlinda Zekajt ka vendosur që dëgjimi i menaxheres së rastit në Qendrën…

2 minutes ago

Kandidatët për gjyqtarë në Gjykatën Kushtetuese nisin provimin me shkrim

Ka nis testimi me shkrim i kandidatëve për emërim në pozitën e gjyqtarit në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës. Testimi po…

2 minutes ago

IKD hap debatin mbi përgjegjësinë penale për përdorimin elektoral të fondeve publike

Ka nisur tryeza e diskutimit e organizuar nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), pas publikimit të analizës “Përgjegjësia penale…

2 minutes ago

VIDEO/ Berisha “shpërthen” ndaj socialistëve: Balluku ‘Mullari i zi’ i raportit të BE-së, bandë e Lalzit! Nuk keni të drejtë morale të diskutoni buxhetin

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar mazhorancën gjatë fjalës së tij në Kuvend për korrupsion dhe mungesë legjitimiteti.…

6 minutes ago

Luis Suarez tregon se si mund të mbyllet karriera e tij dhe e Lionel Messit

Sulmuesi uruguaian, Luis Suarez, ka folur për të ardhmen e tij në futboll dhe mundësinë që karrierën ta përfundojë në…

16 minutes ago

Tomor Alizoti ironi me socialistët: Komunizmi prodhoi servilizëm! E turpshme që nga 80 e ca veta, asnjëri nuk thotë jo

Në seancën plenare në Kuvend, Tomor Alizoti u ndal te protestat në Tiranë duke ngritur shqetësimin se në Kuvend nuk…

22 minutes ago