Categories: maqedoni

Mickoski: Në dy vjet, kjo qeveri e rriti PBV-në më shumë sesa LSDM-ja në gjashtë vjet

Kryeministri Hristijan Mickoski deklaroi në seancën e sotme parlamentare, gjatë pyetjeve të deputetëve, se akuzave të Venko Filipçes për rritjen e borxhit publik u përgjigjet me krahasimin mes kësaj qeverie dhe qeverisë së LSDM-së. Sipas tij, ekzekutivi aktual, me trefish më pak borxh dhe brenda një periudhe trefish më të shkurtër, ka arritur 140 milionë dollarë më shumë PBV në terma nominalë.

Mickoski tha se është në rregull që po zhvillohet fushatë, që po censurohen komentet në rrjetet sociale dhe që, sipas tij, nuk po jepen përgjigje ndaj pyetjeve objektive nga foltorja e partisë, por shtoi se në Kuvend duhet të dëgjohen faktet dhe shifrat reale. Ai u shpreh se, kur flitet për borxhin publik, ekonomistët përreth Filipçes mund të japin përgjigje për rritjen e tij, por në të njëjtën kohë duhet shpjeguar edhe çfarë nënkupton rritja e PBV-së nominale.

Të lidhura

None found

“Do të përpiqem t’jua shpjegoj. Koha e LSDM-së, 1 janar 2018 deri më 31 dhjetor 2023, borxhi publik prej 4.78 miliardë eurosh, u rrit në 8.47 miliardë euro ose një shumë neto prej 3.69 miliardë eurosh. Qeveria e OBRM-PDUKM-së që unë drejtoj në dy vjet, siç thoni ju nga 9 miliardë e 619… le të jetë 11 miliardë euro siç thoni ju, kaq janë 1.381, ose 1 miliard e 381 milionë, afërsisht 2.8 – 3 herë më pak se sa keni marrë hua”, theksoi Mickoski.

Ai shtoi se, megjithëse qeveria e LSDM-së kishte në dispozicion një periudhë 6-vjeçare dhe një nivel të lartë borxhi, arriti ta rrisë PBB-në nominale me 4.52 miliardë dollarë. Ndërkaq, sipas tij, kjo qeveri, me trefish më pak borxh, e ka rritur PBV-në nominale me 4.66 miliardë dollarë.

të fundit

Anthropic ngre alarmin për rreziqe katastrofike dhe ekzistenciale nga IA-ja

Kompania amerikane e inteligjencës artificiale Anthropic paralajmëroi të hënën se teknologjia e saj mund të paraqesë "rreziqe katastrofike ose ekzistenciale…

5 minutes ago

Prodhuesit shqiptarë kundër paketës fiskale 2027: Taksat më të larta mund të frenojnë investimet dhe konkurrueshmërinë

Bashkimi i Prodhuesve Shqiptarë kundërshton ndryshimet e pritshme në paketën fiskale për vitin 2027, duke kërkuar konsultim me biznesin përpara…

14 minutes ago

Shoqja e Arlindës: Ish-bashkëshorti i saj ishte përballur me probleme ligjore në SHBA

Anna Zhubi, shoqe e afërt e Arlinda Zekajt, e cila dyshohet se u vra nga ish-kunati i saj në Pejë,…

15 minutes ago

Partizani kërkon reagim ndaj Elbasanit, Karoglan: Duhet të përballemi me realitetin dhe të rikthejmë grintën

Mislav KaroglanTrajneri kroat, Mislav Karoglan, nuk e ka nisur aspak mirë te Partizani, 2 humbje në 2 javët e para…

17 minutes ago

76-vjeçarja gjendet e pajetë në banesën e saj në Gjorçe Petrov, dyshohet për dhunë

Një grua 76-vjeçare u gjet e vdekur këtë mëngjes në shtëpinë e saj në rrugën "Gjurçin Kokale" në lagjen Gjorce…

18 minutes ago

Haxhiu dhe Gashi shqyrtojnë në Shkup thellimin e bashkëpunimit parlamentar

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka nisur vizitën zyrtare në Maqedoninë e Veriut me një takim me homologun…

27 minutes ago