Categories: maqedoni

Kuzeska: Propozimi për votim me postë krijon terren të ri për manipulime

LSDM bëri të ditur sot se OBRM-PDUKM, që është në pushtet, po kërkon të sjellë ndryshime në modelin zgjedhor për votën e diasporës, të cilat sipas saj krijojnë mundësi për abuzime të mundshme.

Të lidhura

None found

Gjatë një konference për shtyp, zëdhënësja e partisë, Bogdanka Kuzeska, tha se ideja fillestare për votim elektronik të diasporës është zëvendësuar me një propozim për votim me postë, që sipas saj nuk siguron kontroll dhe garanci të mjaftueshme për mbrojtjen e vullnetit zgjedhor.

“Mickoski dhe OBRM-PDUKM nuk kanë ndërmend të heqin dorë nga përpjekjet e tyre për të manipuluar dhe abuzuar me mbi 200.000 vota nga diaspora. Pasi kuptuan se nuk mund të fusin votën elektronike në diasporë pa asnjë kontroll, tani po provojnë një lloj votimi me postë. Dhe përsëri pa asnjë kontroll dhe garanci për respektimin e vullnetit të lirë të qytetarëve, një model i ri dhe mundësi për manipulim zgjedhor dhe parregullsi. Mickoski nuk është i interesuar për axhendën e reformave, është vetëm një justifikim për të. Vetëm grabitja zgjedhore është e rëndësishme për të”, deklaroi ajo.

Kuzeska nënvizoi gjithashtu se pozicionet e LSDM-së lidhur me Kodin Zgjedhor nuk janë radikale, ashtu siç i paraqet OBRM-PDUKM, por kanë për qëllim garantimin e një procesi zgjedhor të sigurt dhe transparent.

“Qëndrimet e LSDM-së për Kodin Zgjedhor nuk janë aq radikale sa Mickoski dëshiron t’i paraqesë. Ajo që është radikale është mënyra se si ai dëshiron ta kryejë grabitjen zgjedhore”, thotë zëdhënësja.

të fundit

Energy debate in parliament: Haxhiu warns of bills up to 20 percent higher

Deputetja e Aleancës, Teuta Haxhiu, ka kritikuar paralajmërimet e ministres së Ekonomisë Artane Rizvanolli për një dimër të vështirë, duke…

3 minutes ago

Ymeri and Rizvanolli clash in parliament over the energy sector

Gjendja në sektorin e energjisë elektrike, importi i rrymës, menaxhimi i KEK-ut dhe marrëveshja për “Elektroserverin” kanë qenë në qendër…

3 minutes ago

Rizvanolli says Kosovo still has the lowest electricity tariffs in the region

Deputeti i PDK-së Arben Mustafa, gjatë debatit në Kuvend për sektorin e energjetikës, kritikoi Qeverinë për mungesë përgatitjesh për dimër…

3 minutes ago

Two vacancies and five terms nearing their end: how will Constitutional Court judges be chosen?

Përzgjedhja e gjyqtarëve të rinj të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës po rikthen në vëmendje debatin për pavarësinë e drejtësisë, ndikimin…

3 minutes ago

Heavy rain blocks Qafë Thore-Theth road, with only heavy vehicles able to pass

Reshjet e dendura të shiut dhe kushtet e vështira atmosferike kanë shkaktuar bllokimin e rrugës Qafë Thore-Theth, në vendin e…

4 minutes ago

Gërvalla për dekretimin e Ligjit për Byronë: Pasuria e pajustifikueshme nuk mund të fshihet më pas pushtetit

Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka mirëpritur dekretimin e Ligjit për Byronë Shtetërore për Procedurën e Verifikimit dhe…

4 minutes ago