Drejtorët e kompanive shtetërore jetojnë jetën më të pasur në Maqedoninë e Veriut. Ata fitojnë më shumë se kryeministri, ministrat, deputetët e presidenti.
Drejtorët e Shoqërisë Aksionare për Hapësirë Banesore dhe Afariste (PUIK), Agjencia e Aviacionit Civil, Agjencia e Komunikimeve Elektronike (AEK), organet rregullatore të energjetikës ESM dhe MEPSO marrin rroga të majme më të larta në vend, përcjell INA.
Drejtori më i pasur është ai i Agjencisë së Aviacionit merr rrogë 3300 euro, më pas drejtori i AEK merr rrogë mbi 2000 euro.
Drejtori i ESM (Elektranat e Maqedonisë së Veriut), Vasko Kovaçevski ka rrogë mujore 1.700 euro. Të njejtën rrogë e ka edhe drejtori kompanisë për transmetimin e energjisë elektrike MEPSO, Orhan Mutrezani, edhe ate gati 1800 euro.
Drejtori i Bankës Zhvillimore të RMV-së fiton rrogë mujore rreth 2.500 euro. Jo keq janë edhe drejtorët e Hekurudhave të Maqedonisë së Veriut që marrin rroga mbi 70 mijë denarë apo mbi 1200 euro, edhe pse kompania është me humbje dhe ka 67 milionë euro borxhe.
Ndërkohë, kryeministri i vendit Dimitar Kovaçevski merr rrogë mujore prej gati 1500 eurove, të njejtën rrogë ka gati edhe ministri i brendshëm, Oliver Spasovski (vetëm 4 mijë denarë më pak). Zëvendëskryeministrat dhe ministrat marrin rroga nga 1.000 – 1400 euro, varësisht edhe nga përvoja e punës. Presidenti i Vendit ka një rrogë prej 1500 eurove apo mbi 92 mijë denarë./INA