Besnik Xhemaili, anëtar i Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK), është zgjedhur në postin e zëvendëskryetarit të këtij institucioni, detyrë të cilën do ta ushtrojë për gjashtë muaj.
None found
Kryetari Adem Çuçulj bëri të ditur se përzgjedhja u realizua sipas parimit të rotacionit, ndërsa radha u caktua duke u bazuar në renditjen alfabetike të mbiemrave të anëtarëve të KSHPK-së.
Çuçulj sqaroi se mandati i zëvendëskryetares aktuale, Sofija Spasova Medarska, përfundon më 18 gusht, kurse Besnik Xhemaili do ta nisë mandatin e ri më 19 gusht të këtij viti. Propozimi i kryetarit u miratua me vota unanime.
Gjatë seancës së sotme, Çuçulj njoftoi gjithashtu se Komisioni ka evidentuar 30 persona të zgjedhur apo të emëruar, ose të cilëve u ka përfunduar mandati në prill, të cilët nuk e kanë respektuar afatin ligjor për dorëzimin e deklaratës mbi gjendjen pasurore dhe konfliktin e interesit. Sipas tij, ndaj të gjithë këtyre personave do të nisë ndjekje penale dhe do të shqiptohen gjoba.
Në të njëjtën seancë, anëtarët e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit miratuan 51 vendime për po aq raste, të paraqitura në KSHPK nga ankues të identifikuar ose anonimë./Telegrafi/
Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Darko Kostadinovski, iu drejtua konferencës ndërkombëtare “Roli i gjykatave kushtetuese në mbrojtjen e demokracisë dhe funksionimit…
Një përleshje me thika është regjistruar në Has, ku tre adoleshentë kanë mbetur të plagosur. Sipas informacionit paraprak, njëri prej…
Kompania koncesionare e autostradës Milot–Morinë, “Albanian Highway Concession” (AHC), ka kërkuar rishikimin e tarifës së kalimit nga 5 në 8…
Nënkrytari i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka lëshuar akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama, duke deklaruar se vendi nuk…
Curtis Jones nuk ka dyshime se Interi ka atë që duhet për të sfiduar në të gjitha frontet këtë sezon…
Të paktën një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë kanë mbetur të plagosur, mes tyre një fëmijë 12-vjeçar,…