Categories: maqedoni

KSHPK-ja vendos 94 gjoba ndaj ish-kryetarëve, drejtorëve dhe këshilltarëve për vonesa në deklarimin e pasurisë

Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit ka shqiptuar më 29 korrik gjithsej 94 gjoba, me vlerë të përgjithshme prej 28.200 eurosh. Çdo person i sanksionuar është gjobitur me nga 300 euro për mosrespektimin e afatit ligjor për deklarimin e pasurisë dhe interesave.

Të lidhura

None found

Masat u janë vendosur personave të zgjedhur dhe të emëruar që nuk e kanë dorëzuar deklaratën për gjendjen pasurore dhe interesat brenda kohës së përcaktuar me ligj, raporton 4news.mk. Në mesin e tyre janë ish-kryetarë komunash, drejtorë të institucioneve dhe ndërmarrjeve publike, këshilltarë komunalë, anëtarë të bordeve drejtuese e mbikëqyrëse, gjyqtarë, deputetë dhe zyrtarë të tjerë.

Lista përfshin edhe Kostadin Kostadinovin, ish-kryetar i Strumicës, Aleksandar Stojkoskin, ish-kryetar i Gjorçe Petrovit, dhe Alija Jaoskin, ish-kryetar i Pllasnicës.

Mes personave të gjobitur është edhe Vase Ristov, i cili u sanksionua pas përfundimit të mandatit si drejtor i përgjithshëm i Operës dhe Baletit të Maqedonisë.

Në disa raste, shkelja është evidentuar më shumë se një herë, në periudha të ndryshme. Dragi Kushovski ka marrë dy gjoba: të parën pas emërimit si drejtor i JSP Shkup dhe të dytën pas përfundimit të mandatit. Me dy sanksione të veçanta është ndëshkuar edhe Nenad Josevski për detyrën e drejtorit në detyrë të NP “Drislla”. Po ashtu, Darko Jangelov është gjobitur pas emërimit si sekretar i Komunës së Vinicës dhe sërish pas përfundimit të funksionit.

Në mesin e të dënuarve janë edhe Luke Galeski, pas zgjedhjes si anëtar i Këshillit të Qytetit të Shkupit, dhe Martin Stojanovski, pas zgjedhjes së tij deputet në Kuvend.

KSHPK-ja ka përfshirë në listë edhe persona të emëruar në poste drejtuese në institucione dhe ndërmarrje publike. Ndër ta përmenden Elena Pagovska Peltekovski, Katarina Mirçovska dhe funksionarë të tjerë.

Numrin më të madh të rasteve e përbëjnë këshilltarët komunalë. Të gjobitur ka nga Kumanova, Zhelina, Gazi Baba, Tearca, Dibra, Ohri, Strumica, Çashka, Gostivari, Radovishi, Debërca, Sopishtja, Novaci dhe Demir Kapia.

Sipas të dhënave të publikuara nga KSHPK-ja, gjobat nuk dëshmojnë se këta persona kanë pasuri të padeklaruar ose të fshehur. Shkak për sanksionet ka qenë mosdorëzimi në afat i deklaratës për gjendjen pasurore dhe interesat, qoftë pas marrjes së detyrës, qoftë pas përfundimit të saj.

Në raste të caktuara, Komisioni ka konstatuar edhe papajtueshmëri funksionesh, pra ushtrimin paralel të dy detyrave që ligji nuk lejon të mbahen njëkohësisht. Edhe për këto shkelje janë vendosur gjoba prej 300 eurosh.

Tags: Kshpk

të fundit

Businessman Zoran Azmanov attacked inside the Basic Court in Skopje

Biznesmeni i njohur maqedonas Zoran Azmanov, kryetar i Bordit Mbikëqyrës dhe drejtor i kompanisë ndërtimore „Nastel“ DOOEL Shkup, është sulmuar…

1 hour ago

Ministry of Defense: Only two Albanians applied to the Military Academy, one withdrew and the other ranked 43rd

Ministria e Mbrojtjes ka reaguar ndaj akuzave të BDI-së për mospërfshirjen e asnjë kandidati shqiptar në Akademinë Ushtarake gjatë konkursit…

1 hour ago

Biznesmeni Zoran Azmanov sulmohet brenda Gjykatës Themelore në Shkup

Biznesmeni i njohur maqedonas Zoran Azmanov, kryetar i Bordit Mbikëqyrës dhe drejtor i kompanisë ndërtimore „Nastel“ DOOEL Shkup, është sulmuar…

1 hour ago

Ministria e Mbrojtjes: Në Akademinë Ushtarake aplikuan vetëm dy shqiptarë, njëri u tërhoq dhe tjetri u rendit i 43-ti

Ministria e Mbrojtjes ka reaguar ndaj akuzave të BDI-së për mospërfshirjen e asnjë kandidati shqiptar në Akademinë Ushtarake gjatë konkursit…

1 hour ago

Frozen for 30 years: Now he is 1 year old

Një embrion në SHBA që kishte qëndruar i ngrirë për 30 vjet, u shkri dhe u transferua përsëri në mitrën…

4 hours ago

Qëndroi i ngrirë për 30 vjet: Tani është 1 vjeç

Një embrion në SHBA që kishte qëndruar i ngrirë për 30 vjet, u shkri dhe u transferua përsëri në mitrën…

4 hours ago