maqedoni

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut: Duhet durim për procesin e integrimit në BE

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski shpreh pritshmëritë e tij për zhbllokimin e procesit të integrimit të vendit në Bashkimin Evropian (BE), pas vizitës së presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, në gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë edhe Maqedoninë e Veriut.

Ai theksoi se pas takimeve të tij me përfaqësues ndërkombëtarë, do të bëhen analiza të hollësishme për të kuptuar se si do të funksionojë procesi i integrimit.

Të lidhura

None found

“Çdo gjë është në lëvizje. Po udhëtoj këtë fundjavë në Austri, do të jem pjesë e një ngjarjeje në Salzburg, më pas do të kem takime me përfaqësues të lartë të Qeverisë dhe shoqërisë austriake, presidentin, ministrin e Jashtëm. Më pas vjen presidentja e Komisionit Evropian, pastaj kemi një takim të Komunitetit Politik Evropian në Budapest më 7 nëntor, kështu që le të bëjmë një analizë për të parë se si do të funksionojë e gjithë kjo. Nëse arrijmë ta përmbushim qëllimin në këtë mënyrë, nuk do të ngutem për të marrë vendime”, deklaroi të premten Mickoski duke nënvizuar se diktatet për të nuk janë zgjidhje.

Mickoski u bëri thirrje qytetarëve për durim dhe theksoi se vendimet e nxituara në shumicën e rasteve nuk janë zgjidhja e duhur.

“Diktatet, për të qenë i qartë, nuk i pranoj. Për këtë proces është e nevojshme edhe mirëkuptimi nga BE-ja, e cila presim të tregojë të njëjtën besim në të ardhmen evropiane të rajonit tonë, siç është edhe besimi ynë”.

të fundit

Real Madridi kryeson garën për JJ Gabriel, sipas Fabrizio Romanos

Fabrizio Romano ka dhënë një përditësim të rëndësishëm për talentin e Manchester Unitedit, JJ Gabriel, i cili është shumë pranë…

4 minutes ago

Kurti calls for state policies that address the mental health of children and young people

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë në tryezën e diskutimit me temën “Shëndeti mendor”, të organizuar nga Zyra…

14 minutes ago

Crime in Albanian family in Italy: 21-year-old killed his mother, stabbed her 10 times (PHOTO)

Ditën e djeshme, një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Chiarit, në provincën e Breshias në Itali, ku një…

14 minutes ago

Novel about the unsolved murder of a model in Paris wins the Goncourt Prize 77 years later

Shkrimtari 62-vjeçar Philippe Zenadat u vlerësua me çmimin letrar Goncourt 2026 të martën në mbrëmje, më 3 nëntor, për romanin…

14 minutes ago

Erion Veliaj injured, mayor moved to hospital wing of Fier prison

Erion Veliaj është zhvendosur nga sektori A i paraburgimit në sektorin spitalor, që ndodhet brenda të njëjtit institucion të vuajtjes…

15 minutes ago

Democrats’ wins in the US rattle AI company stocks, with attention focused on Texas

Aksionet e kompanive të lidhura me inteligjencën artificiale pësuan rënie gjatë tregtimit gjatë natës, pas fitoreve të konsiderueshme të demokratëve…

15 minutes ago