Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, mbajti një fjalim para një delegacioni prej 36 studentësh ndërkombëtarë të studimeve pasuniversitare në Departamentin e Transformimit dhe Integrimit Evropian pranë Kolegjit të Evropës, Kampusi i Tiranës. Studentët, të cilët vijnë nga 19 vende evropiane, po qëndrojnë në Republikën e Maqedonisë së Veriut për një vizitë studimore.
None found
Gjatë fjalimit, Gashi theksoi se integrimi evropian i Maqedonisë së Veriut është një orientim afatgjatë dhe strategjik, por njëkohësisht një proces që duhet t’u sjellë qytetarëve përfitime konkrete.
Ai u ndal edhe te kompleksiteti i procesit të anëtarësimit. Gashi kujtoi se nga Samiti i Selanikut i vitit 2003, i cili konfirmoi perspektivën e qartë evropiane të vendeve të rajonit sapo të plotësohen kushtet dhe kriteret e nevojshme, kanë kaluar 23 vjet. Duke marrë parasysh rrethanat e ndryshuara, ai e cilësoi sot zgjerimin e Bashkimit Evropian si çështje sigurie dhe stabiliteti. Po ashtu, vuri në pah rëndësinë e vlerësimit të kompromiseve, duke përkujtuar se vendi e ndryshoi emrin me qëllim të integrimit euroatlantik, ndërsa hapja e kapitujve të anëtarësimit në BE mungoi.
Më tej, Gashi theksoi rëndësinë e kryerjes së detyrave të brendshme nga vendet kandidate, përkatësisht të realizimit të agjendës së reformave dhe zbatimit të reformave në fusha si sundimi i ligjit, kapitali njerëzor, tranzicionet digjitale dhe të gjelbra, si dhe ekonomia. Këto, sipas tij, përbëjnë themelet për përmirësimin e cilësisë së jetës dhe afrimin me standardet evropiane. Në lidhje me Kuvendin, ai përsëriti angazhimin për një Dhomë Ligjvënëse të hapur dhe për zbatimin e standardeve më të larta, në mënyrë që t’u përgjigjet sa më mirë nevojave të qytetarëve, thuhet në njoftimin e kabinetit të Gashit.
Anëtari i LSDM-së dhe ish-drejtori i ZZHTI-së, Jovan Despotovski, beson se ka zhgënjim tek njerëzit nga efekti i ndryshimit pas…
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar paraditen e sotme, në orën 08:00, një takim në ambientet e Kryeministrisë me ministrat dhe…
Real Madridi ka arritur marrëveshje me Federico Valverden për vazhdimin e kontratës deri në vitin 2031, ndërsa mesfushori uruguaian pritet…
Në një akt solidariteti dhe mbështetjeje për fëmijët me sindromën Down, ABI Bank, përmes platformës Smile, së bashku me Credins Bank kanë…
Reshjet e dendura të shiut gjatë mbrëmjes së kaluar kanë shkaktuar probleme në Rrugën e Arbrit, në segmentin që lidh…
26.1% e qytetarëve të Maqedonisë së Veriut kanë ndërmend të shpërngulen për të jetuar dhe punuar jashtë vendit, ndërsa 11.9%…