Categories: maqedoni

Kriza e parkimit në Qendrën Klinike të Shkupit vijon të rëndojë pacientët dhe stafin

Gjetja e një vendi parkimi në hapësirat e Qendrës Klinike në Shkup mbetet një shqetësim i madh për qytetarët, pacientët dhe personelin shëndetësor. Të anketuarit nga Alsat treguan se kjo situatë u shkakton jo vetëm humbje kohe dhe shpenzime shtesë, por ndonjëherë edhe humbje të termineve për shkak të vonesave.

“Shumë problem i madh. Këtu kur vijmë problemi i parë është parkingu pastaj gjërat tjera. E paguam një djalë që më duket se merret me parkingun, i dhamë 100 denarë që të kujdeset për makinën, tash sërish po paguajmë këtu”, tha një qytetar.

Të lidhura

None found

“Unë jam në specializim privat, për ne është pak shtrenjtë”, theksoi mjekja.

Një tjetër qytetar u shpreh se vështirësitë me parkimin janë të përhershme dhe se shpesh duhet të bëhen dy ose tre xhiro vetëm për të kërkuar një vend të lirë, pa qenë e sigurt nëse do të gjendet. Sipas tij, zgjidhja më e mirë do të ishin garazhet në kate, të realizuara nga persona kompetentë dhe profesionistë, ndërsa problem kryesor nuk është çmimi, por koha që humbet.

Disa prej qytetarëve kërkojnë gjithashtu menaxhim më të mirë të parkimit, duke theksuar se përparësi duhet të kenë pacientët që vijnë nga jashtë Shkupit.

“Këtu duhet të ketë garazhe në kate që të mund të parkohen të gjithë, posaçërisht tu jepet përparësi qytetarëve që vijnë jashtë Shkupit. Ata që janë nga Shkupi mund të vijnë dhe të gjinden më lehtë, për ata nga qytetet tjera ndoshta edhe duhet t’u sigurojnë hapësirë të veçantë. Duhet të tregojmë njerëzi”, thotë qytetari.

Një qytetare tha se nevojitet më shumë personel për të sistemuar njerëzit, pasi të gjithë paguajnë për këtë shërbim. Sipas saj, nuk është normale që për paratë e veta të detyrohesh të luftosh për një vend parkimi, ndaj ajo zgjedh të parkohet poshtë te hoteli, duke paguar 200 ose 300 denarë, vetëm për të shmangur kërkimin e gjatë.

Nga Qyteti i Shkupit bëjnë të ditur se është në përgatitje dokumentacioni për tenderin që lidhet me ndërtimin e garazheve shumëkatëshe në Qendrën Klinike.

Sipas njoftimit, tenderi për projektim, furnizim dhe montim është paraparë të shpallet në gjysmën e parë të muajit korrik, ndërsa procedura ende nuk është hapur pasi po përmbyllet dokumentacioni teknik.

Në të njëjtën kohë, Ministria e Shëndetësisë dhe Qyteti i Shkupit më 7 mars të këtij viti kanë firmosur marrëveshje për ndërtimin e parkingjeve në kuadër të Qendrës Klinike “Nënë Tereza”. Faza e parë parasheh ngritjen e dy parkingjeve moderne shumëkatëshe, me të paktën 500 vende parkimi, të cilat pritet të jenë funksionale në gjysmën e dytë të vitit të ardhshëm. /Alsat.mk

të fundit

Rama për “Financial Times”: Shqipëria ndodhet në periudhën më të favorshme drejt BE-së

Pas më shumë se një dekade pa pranuar asnjë anëtar të ri, Bashkimi Evropian po përballet me një moment vendimtar…

6 minutes ago

Mbylli sytë në moshën 26-vjeçare Sydney Towle, rrëfeu betejën me kancerin e rrallë para mbi një milion ndjekësish

Influencuesja e njohur e TikTok, Sydney Towle, ka ndërruar jetë në moshën 26-vjeçare, pas një beteje gati trevjeçare me kolangiokarcinomën…

10 minutes ago

Itali, arrestohet 16-vjeçari i dyshuar për propagandë xhihadiste pas zbulimit të materialeve të ISIS në pajisjet e tij

Një 16-vjeçar me shtetësi italiane është arrestuar në provincën e Grossetos, pasi dyshohet se ka përhapur propagandë xhihadiste dhe materiale…

11 minutes ago

Ilaçi “Foster” sërish pa kosto shtesë për të siguruarit në Maqedoni, njofton MSH-ja

Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë njofton se nga ky muaj, personat e siguruar do të mund ta marrin përsëri ilaçin…

12 minutes ago

Publikohen pamjet nga aksidenti tragjik në Greqi ku humbën jetën nënë e bir nga Shqipëria, dy makinat u përplasën kokë më kokë (VIDEO)

Mediat në Greqi kanë publikuar pamjet e aksidentit të rëndë në Serres, ku dy persona, nënë e bir nga Shqipëria…

13 minutes ago

From Bosnia to Ukraine, the Balkan Network of Russia’s Far-Right Movement

Një këshilltar nga radhët e partisë në pushtet në Vishegrad, në lindje të Bosnjë e Hercegovinës, ka promovuar organizatën ultranacionaliste…

15 minutes ago