Categories: Uncategorized

Dy persona humbin jetën nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut

Në Klinikën Infektive në Shkup Dy persona e kanë humbur betejën me virusin Korona. Bëhet fjalë për një 91 vjeçar dhe 31 vjeçar. Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe u shpreh se 31 vjeçari nga Shkupi në Klinikën infektive është trajtuar me pasqyrë të rëndë klinike.

Lidhur me pacientin e ri, një nga faktorët është obeziteti, por pasqyra klinike që e ka treguar dhe mënyra e përkeqësimit është forma më e rëndë e përkeqësimit që përshkruhet në literaturë. Është vërejtur përkeqësim i menjëhershëm dhe rënie e menjëhershme e oksigjenit. Është vendosur në respirator, por bëhet fjalë për pasqyrë klinike me gjakderdhje praktike apo mund të thuhet prishje të mushkërive të bardha – deklaroi Venko Filipçe- ministër i shëndetësisë shkruan alsat.

Të lidhura

None found

Në 24 orët e fundit janë regjistruar 18 raste të reja me virusin Korona. Numri më i madh është në Shtip me 6 të prekur, Shkupi dhe Velesi kanë nga 3 raste të reja, Struga dy, ndërsa Strumica, Dibra, Tetova dhe Gjevgjelia me nga një rast. Për momentin, numri i përgjithshëm i të prekurve me këtë virus është 259. Nga pacientët e hospitalizuar, asnjëri nuk është në respirator. Shtatë prej tyre janë në gjendje më të rëndë klinike ndërsa shtatë janë pranë lëshimit në shtëpi. Të gjithë të prekurit që kurohen në shtëpi, janë në gjendje të mirë. Filipçe shprehet se është mirë që ka rritje lineare të të prekurve e jo rritje të lartë, por megjithatë paralajmëron për kujdes dhe apelon të respektohen masat.

Para nesh është periudha më e vështirë. Periudhë në të cilën edhe në botë edhe tek ne numri i të prekurve do të rritet. Për fat të keq pason periudhë në të cilën do të rritet edhe numri i vdekjeve, për këtë duhet të gjithë të jemi të vetëdijshëm. Sot ka ndërruar jetë edhe një i ri, kjo është dëshmi se virusi nuk kursen askënd, askush nuk është i mbrojtur. Maksimalisht të jemi të kujdesshëm dhe të ndërgjegjshëm, pasi që suksesi në këtë luftë varet nga të gjithë ne – tha Venko Filipçe, ministër i shëndetësisë.

Nga e hëna testimi për virusin korona do të jetë i mundur edhe në poliklinikën e Çairit, ndërsa gjatë javës edhe në poliklinikën Mlin Ballkan në Shkup. Çdo qytetar me simptoma duhet të paraqitet te mjeku i tij amë dhe të caktojë termin për testim. Do të funksionojë edhe një ekip mobil për ata pacientë për të cilët mjeku amë do të vlerësojë se testimi duhet të kryhet më shpejtë. Filipçe theksoi se kërkohet model se si Fondi të arrijë marrëveshje me spitalet private me qëllim që të ketë më shumë opsione për testim. Ai mbetet në qëndrimin se nuk ka nevojë për skrining masiv edhe të personave të shëndoshë, pasi që rezultatet mund të jenë gabimisht negativ dhe njerëzit të mos i respektojnë rekomandimet për të qëndruar në shtëpi.

të fundit

Vlashent Sata pjesë e “Big Brother VIP”? Ja si përgjigjet këngëtari

Këngëtari dhe kompozitori, Vlashent Sata, ka folur së fundmi për mundësinë e pjesëmarrjes në “Big Brother VIP Albania”, një format…

5 minutes ago

Nga triumfi evropian te shkarkimi i dhimbshëm, Mourinho rikthehet në Romë si kundërshtar

Jose Mourinho do të rikthehet në stadiumin “Olimpico” të mërkurën, por këtë herë në stolin kundërshtar.Trajneri portugez do të jetë…

7 minutes ago

Zelensky propozon ndalimin e sulmeve ndaj rafinerive ruse, nëse Moska nuk godet më infrastrukturën energjetike të Ukrainës

Presidenti ukrainas kërkon ulje të ndërsjellë të tensioneve dhe garanci konkrete nga Rusia. Deklarata vjen pas kritikave të Donald Trump…

8 minutes ago

Bessent: Administrata Trump do ta zbatojë marrëveshjen për naftën ruse duke përdorur të gjitha kompetencat ligjore

Administrata e Presidentit amerikan Donald Trump do të zbatojë marrëveshjen për naftën ruse, duke u mbështetur në autoritetin ligjor ekzistues.…

8 minutes ago

Klekovski: 30 mijë vaksina kundër gripit kanë mbërritur në vend

Kanë arritur 30 mijë vaksina kundër gripit nga prodhues evropianë dhe koreanojugorë, konfirmoi ministri i Shëndetësisë, Sasho Klekovski, i cili…

17 minutes ago

Accident inside the Tirana-Elbasan tunnel, entrance temporarily blocked

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e kësaj të diele brenda tunelit Tiranë-Elbasan. Siç shihet edhe nga pamjet nga vendi…

20 minutes ago