Seanca kuvendore në Maqedoninë e Veriut do të vazhdojë kur të ketë kushte për të. Ky është një proces që nuk dalet dhe prej tij varet e ardhmja e shtetit, theksoi kryeministri Dimitar Kovaçevski, duke shprehur bindje se në fund 118 deputetët do t’i mbështesin ndryshimet kushtetuese.
Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve pas inspektimit të fillimit të punimeve ndërtimore për ndërtimin e pishinës së mbyllur në komunën e Karposhit, Kovaçevski theksoi se anëtarësimi në Bashkimin Evropian deri në vitin 2030 është një mundësi që nuk duhet humbur dhe secili duhet të marrë përgjegjësi për veten dhe përgjegjësi në duart e tij. Ai pret mbështetje nga deputetët e të gjitha partive politike, përveç të Majtës, duke thekuar se ata janë kundër Bashkimit Evropian dhe do të kishin bërë një bashkim me Kazakistanin dhe Taxhikistanin.
I pyetur për ofensivën diplomatike ditëve të fundit në vend dhe mosndryshimin e qëndrimit të opozitës lidhur me ndryshimet kushtetuese, Kovaçevski tha se seanca kuvendore do të vazhdojë atëherë kur të krijohen kushtet për të, pra kur të dihet se shumica më e madhe e deputetëve tashmë kanë zgjedhur se ky është vendimi që duhet të miratohet për të ardhmen më të mirë të shtetit.
“Nuk e shoh si ofendim, por si vizitë të diplomatëve miq nga vendet mike. Këtu ishte i dërguari special i kancelarit gjerman për Ballkanin Perëndimor, Manuel Saracin, i cili është një mik i madh i Maqedonisë së Veriut dhe dërgoi një mesazh shumë të qartë se tani është koha që Maqedonia e Veriut të vazhdojë integrimin e saj evropian. Të njëjtën gjë bëri dje edhe kreu i Komisionit të Jashtëm të Bundestagut, Mihael Roth, i cili përsëriti atë mesazh. Dhe ai mesazh nuk ndryshon nga asnjë tjetër, të cilin e dërguan edhe diplomatë nga SHBA-ja Austria, Sllovakia… Ata thanë se nuk kanë ardhur këtu as për të torturuar dikë dhe as për t’i bërë presion të veçantë dikujt, por për të shprehur qëndrimin e tyre se tani në Bashkimin Evropian ka një disponim dhe interes të përbashkët që Maqedonia e Veriut të vazhdojë rrugën e saj drejt integrimeve evropiane dhe të bëhet vend anëtar deri në vitin 2030”, tha Kovaçevski.
Sipas tij, momentet historike kur interesat strategjike edhe të vendeve më të mëdha në BE dhe SHBA dhe tonat si një vend më i vogël nga Ballkani Perëndimor përkojnë plotësisht, nuk janë të përhershme dhe nuk janë aq të shpeshta.
“Dhe kjo është arsyeja pse ne duhet të përfitojmë nga kjo mundësi dhe më në fund ta vendosim vendin në mënyrë të pakthyeshme në rrugën drejt Brukselit dhe të ndërtojmë një shoqëri që do të jetë më e mirë për jetën e të gjithë qytetarëve në vendin tonë, por edhe për ata që u larguan nga vendi për shkak të jetesës në BE ta dinë se ka kushte këtu si në Union dhe të kthehen siç bëjnë qytetarët e Polonisë, Rumanisë dhe të tjerë. Ky është qëllimi ynë. Qytetarët tanë duhet të jetojnë në një shtet anëtar të BE-së – Maqedoninë e Veriut, e jo në një shtet anëtar të BE-së, në ndonjë shtet të huaj në Evropën Perëndimore”, theksoi kryeministri Kovaçevski. /shenja